Tiranë, zjarr në banesë vdesin 3 anëtarë të një familje
Tiranë - Shuhen tre anëtarë të një familje prej zjarrit të rënë në banesën e tyre. Flakët kanë përfshirë banesën në rrugën Derhemi pas orës një të mëngjesit të sotëm, nuk dihen ende me saktësi shkaqet e tragjedisë. Në apartament kanë vdekur bashkëshortët dhe vajza e tyre, vetëm 4 vjeç, është arritur të shpëtohet fëmija tjetër.
NGJARJA
Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç si dhe fëmijët e tyre Jona Spahiu e Dea Spahiu jetonin me qera në banesën e përfshirë nga zjarri. Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, e cila i ka marrë jetën 3 personave të kësaj familjeje. Blutë e kryeqytetit saktësojnë së kanë mundur të nxjerrin gjallë nga flakët fëmijën tjetër të çiftit, Dea Spahiu. Apartamenti ndodhej në rrugën Derhemi dhe ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës një pas mesnate. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë.
NDERHYRJA
Zjarrëfikësit e policia janë sinjalizuar për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes Spahiu, pasi kanë vënë re zjarrin brenda apartamentit. Efektivat e komisariatit numër një dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për shuarjen e zjarrit. Mësohet se për të shuar flakët ata kanë shpërthyer derën e apartamentit ku ka rënë zjarri. Pas shuarjes së flakëve kanë mundur të shpëtojnë Dea Spahiun, e më pas kanë nxjerrë prej aty trupat e pajetë të dy prindërve dhe motës së saj. Dea Spahiu është dërguar menjëherë në spitalin QSUT ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
(ar.si/ma.ar/BalkanWeb)