Miratohet nen për nen në komisionin e Ekonomisë, projektbuxheti për vitin 2012

Të hënën buxheti kalon në seancë plenare
Vetëm me votat e mazhorancës, komisioni parlamentar i ekonomisë dhe financave ka miratuar projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, deputetët kanë miratuar këtë draft vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votimin. Nga ana e saj opozita parlamentare ka parashtruar kushtet e saj, për të miratuar këtë buxhet, brenda të cilave përfshihet edhe heqja e TVSH-së për ushqimet apo vendosjen e taksës së lartë për të pasurit. Por, mazhoranca i ka rrëzuar kushtet e deputetëve të majtë. Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje janë bërë disa ndryshime të vogla brenda projektligjit të buxhetit, ndër to edhe miratimi i një shtese fondi për gjyqësorin. Pas këtij miratimi, i hapet rruga përfundimtare për votimin nen për nen të buxhetiti 2012 në seancën plenare të datës 5 dhjetor.
...