Parkimet e gabuara, bashkiakët spastrojnë rrugët
TIRANE- Ditën e djeshme Policia Bashkiake e Tiranës spastroi gjithë rrugën që të çon drejt Liqenit dhe Kopshtit Zoologjik nga automjetet që kishin bërë parkim të gabuar. Në këtë zonë karroatrecët e policisë bashkiake kanë larguar 7 automjete, por policat u kanë vendosur gjoba dhe bllokues rrote edhe shumë automjeteve të tjera. Ndërkohë që, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si u trajtohen automjetet gjatë kohës që ua marrin me karroatrecë. Të pyetur punonjës të policisë a bashkiakë se kush i mbulon shpenzimet e dëmit për makinat që spostohen me karroatrec ata kanë sqaruar se, ata që bëjnë transportin.
Pra është pushteti vendor, Bashkia e Tiranës që merr përsipër shpenzimet në raste kur automjetet që transportohen mund të dëmtohen. Një prej automjeteve që policët bashkiakë donin të transportonin ditën e djeshme u ka marrë një kohë të gjatë mbi 30 minuta, për arsye sepse gomat e makinës ishin lënë të kthyera në njërin krah, por edhe sepse ishte me kambio automatike. Shpesh herë makinat me kambio automatike gjatë spostimeve që u bëhet dëmtohen kjo për arsye sepse tregohet edhe pak kujdesë nga shoferët e karroatrecëve kur i tërheqin. Veç asaj ka pasur raste edhe kur makinat janë gërvishtur. Gjatë kohës së aksionit të policisë ditën e shtunë janë dëgjuar edhe qytetarë që u kanë thënë se do t'i denoncojnë për mënyrën e pakujdesshme se si trajtohen automjetet e tyre.
(m.a/GSH/BalkanWeb)