E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në banesë vdesin bashkëshortët dhe fëmija i tyre

Tiranë - Zjarri ka përfshirë banesën në rrugën Derhemi pas orës një të mëngjesit të sotëm, nuk dihen ende me saktësi shkaqet e tragjedisë. Në apartament kanë vdekur bashkëshortët dhe njëra nga fëmijët e tyre, është arritur të shpëtohet fëmija tjetër.

Banesa e çiftit Spahiu ku janë gjendur të vdekur Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç si dhe fëmija e tyre Jona Spahiu vetëm 4 vjeç. Policia bën të ditur se është arritur të shpëtohet nga flakët fëmija tjetër e çiftit Dea Spahiu, pas ndërhyrjes nga ana e tyre dhe e zjarrfikësve duke shpërthyer derën e apartamentit ku ka rënë zjarri.

Në vend ngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të shuajnë flakët e zjarrit dhe pasi kanë shpëtuar fëmijën kanë gjetur në apartament trupat pa jetë të prindërve të saj si dhe të fëmijës tjetër. Dea Spahiu vajza e shpëtuar në apartament është dërguar menjëherë në spitalin QSUT ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se kanë qenë fqinjët e familjes Spahiu që kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit pasi kanë vënë re zjarrin brenda apartamentit. Efektivat e komisariatit numër një dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për shuarjen e zjarrit.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar prej gazit të përdorur në banesë dhe se pasi aty ka pasur një shpërthim familja nuk ka mundur të dalë dot prej shtëpisë.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›