E Shtunë, 31 Tetor 2026

U mbaron leja e punes Flamurtari humb tre titullare

/ /

Kjo per shkak se atyre u ka perfunduar leja e qendrimit ne Shqiperi pasi rregulli per te huajt eshte deri ne 90 dite. Futbollistet duhet ta rinovojne kete leje nje dite para se ajo te perfundoje. Mirepo duket se maqedonasit e vlonjateve e kane anashkaluar kete detaj kohor i cili mund tu hape mjaft probleme jo vetem atyre por edhe skuadres se Flamurtarit. Kjo pasi rrezikojne qe leja te mos rinovohet ose do u duhet qe te paguajne nje gjobe per vonesen. Gjithsesi Bajevski Lena dhe Ramadani jane nisur ne drejtim te Maqedonise nje dite me pare per te bere aplikimet e nevojshme per rinovimin e lejes se qendrimit. Per kete arsye lojtaret ne fjale i kane kerkuar edhe me shume dite leje trajnerit te Flamurtarit Gugash Magani. Nderkohe qe ky i fundit nuk e ka pranuar kerkesen e titullareve pasi koha ne dispozicion perpara transfertes se Shkodres nuk eshte ne favor te tyre. Gjithashtu rregulli kryesor eshte qe asnje lojtar te mos mungoje aq me teper kur behet fjale per lojtare titullare te formacionit sic jane sulmuesi Aleksander Bajevksi dhe mesfushori Njazi Lena.
Bajevski dhe Lena jane bere nje pjese e padiskutueshme e formacionit kuqezi prandaj mosaktivizimi i tyre ne ndeshjen e ardhshme kunder Vllaznise do tua nderlikonte jo pak punen vlonjateve. Kjo duke pasur parasysh se do te luajne ne transferte perballe nje kundershtari te veshtire sic eshte Vllaznia ndonese ecuria e saj nuk ka qene aspak e mire. Gjithsesi ne rast se keta tre lojtare nuk do te kthehen ne daten e caktuar nga Magani atehere me shume mundesi ata do te gjobiten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›