Bionse risjell epokën e bluzit
Këtë herë, këngëtarja e famshme, Bionse, do të interpretojë një personazh shumë karizmatik, këngëtaren e madhe, Eta Xhejms, një prej zërave më të bukur zezakë të muzikës soul dhe bluz. "Ndihem shumë krenare, edhe pse kam shtuar dhjetë kilogramë më shumë dhe mbaj një paruke. Me këtë pamje ndryshe, mishëroj shpirtin e legjendës amerikane të bluzit, Eta Xhejms. Kam gjetur kurajën për të qenë vërtet ajo që jam, duke interpretuar dhe prodhuar filmin ‘Cadillac Records‘", është shprehur Bionse. Këtë herë, përveçse në rolin e protagonistes, Bionse është edhe producentja e filmit.
Edhe një herë tjetër, bukuroshja Bionse tregon se është një prej të paktave artiste globale të "showbiz"-it, që është e aftë të kapërcejë nga muzika në kinema, siç kanë bërë në të kaluarën Xhenifer Lopez dhe Madona. Gjithsesi, për të filmi "Cadillac Records" është diçka më shumë, sepse është hera e në rolin e producentes, pastaj si aktore është hera e dytë. "Pas filmit ‘Dreamgirls‘, për të cilin jam shumë krenare, por që nuk më dha atë që prisja, ‘Cadillac Records‘ paraqet atë që dua. Filmi shpjegon edhe faktin që shpesh njerëzit e bardhë kanë përvetësuar krijimtarinë e zezakëve, duke e përdorur dhe duke mos e njohur atë që duhet në të vërtetë. Kjo gjë ndodh edhe sot: nëse je me ngjyrë duhet të luftosh dyfish për të arritur atë që meriton me të vërtetë. Të gjithë ne, këngëtarët me ngjyrë, kemi pushtuar skenën, por vazhdojmë ende të luftojmë për të pasur të drejtat që na i kanë marrë të bardhët", thekson aktorja.
Personazhi i saj, Eta Xhejms, që sot është 70 vjeçe, ka luftuar si këngëtare, grua dhe femër me ngjyrë, racizmin e viteve ‘50, me dëshpërimin e jetës së saj, baladat e bluzit, R&B dhe xhazit, aftësisë për të ngjallur emocione që kur këndonte në korin e kishës, para se të rritej me baladat e Billi Holidej.
"Jam munduar ta ndërtoj jetën time larg qendrës së vëmendjes. Kam punuar shumë për të arritur Etan e vërtetë. Është tragjedi të kesh një talent të jashtëzakonshëm dhe të humbasësh drejtimin e jetës, për shkak se varesh nga shumë gjëra të tjera. Te personazhi im, kam gjetur edhe sensin e frikës. Kam jetuar një përvojë të re në një komunitet të Bruklinit, për ta kuptuar edhe më mirë Etan. Pasi pa filmin, ajo më tha: "Të lumtë, je bërë vajza e keqe që kam qenë unë". "Ky ishte një kompliment i vërtetë", thotë Bionse.
Kritika është shprehur se në filmin "Cadillac Records" mund të duartrokitet një Bionse e panjohur më parë. "Me këtë histori të jashtëzakonshme të një zezakeje, kam kurajën të tregoj atë që ndiejnë gratë tona, vuajtjet. Kjo do të jetë motoja ime në të ardhmen si kantautore. ‘Beatles‘ dhe ‘Rolling Stones‘ janë frymëzuar dhe kanë regjistruar këngë të shkruara nga muzikantë të mëdhenj me ngjyrë, sepse Eta Xhejms, Mudi Uotërs, Kuk Berri dhe Litëll Uollter janë kumbarët e rokenrollit, të themeluar nga rrënjët e bluzit amerikan, që i ka dhënë shumë kulturës e muzikës amerikane".
Eta Xhejms është vetëm njëra prej artisteve që jemi mësuar të shohim në ekranin e vogël. Filmi, i shkruar dhe drejtuar nga regjisorja dhe skenaristja Darnel Martin, tregon në të vërtetë historinë e një riti diskografik të bërë mit, krijuesin e përhapjes së bluzit dhe rokenrollit, "Chess Records", që të pasionuarit pas këtyre rrymave e njohin. Filmi përqendrohet te themeluesi i tij, Leonard Chess. Filmi i drejtuar nga Darnell Martin, i cili bazohet në një histori të vërtetë, ka marrë shumë kritika dhe ka tërhequr vëmendjen e spektatorëve që gjejnë brenda tij Amerikën e viteve të arta ‘50-‘60. "Shoh që filmat me ‘zezakët‘ siç përcaktohen shpesh, po rriten në numër dhe jam e lumtur që i kam dhënë jetë filmit ‘Cadillac Records‘. Njohja me rrënjët e legjendave të muzikës së zezë, më shërbeu edhe për të shpjeguar botën diskografike me të cilën jam rritur që kur isha e vogël. Ka qenë e rëndësishme që kam pasur në krah Urajt për rolin e Mudi Uotërs, "The god of black rock", fytyra tjetër e princit të bardhë, Elvis Presli", ka përfunduar Bionse.