E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pranohet „pendimi‰ i vrasësit të policëve

Hidhet poshtë kërkesa e Afrim
Hasanajt dhe avokates së tij
mbrojtëse për gjykim të shkurtuar.
Ditën e djeshme, Gjykata e
Krimeve të Rënda është shprehur
lidhur me kërkesën paraprake
të bërë nga ana e të pandehurit
të akuzuar për vrasjen e
dy policëve disa muaj më parë
në Kukës, duke e konsideruar
atë si të papranueshme, pasi
çështja nuk mund të zgjidhej me
gjendjen në të cilën ndodheshin
aktet. Hasanaj, me anë të kësaj
lëvizjeje kërkoi t‘i shpëtonte
dënimit me burgim të përjetshëm,
dënim ky i parashikuar
për veprën penale për të cilën
ai akuzohet. Seanca vazhdoi me
leximin e kërkesës për gjykim
nga ana e prokurorit Ardian
Nezha, i cili tregoi dhe një herë
të gjithë skemën e ngjarjes ku
mbetën të vrarë policët Shkëlzen
Dobrushi dhe Ramadan Hila,
pas kallëzimit që këta të fundit
kishin bërë ndaj autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›