Përmbyset në kanal autobusi i linjës Tiranë-Athinë
Një aksident automobilistik,
i cili vetëm për fat nuk
është shndërruar në një ngjarje
të rëndë tragjike, ka ndodhur
mëngjesin e djeshëm në Greqi.
Protagonist ka qenë autobusi i
cili po transportonte qytetarë
shqiptarë drejt vendit helen.
Sipas të dhënave të dala nga
policia greke, autobusi ishte i
linjës Tiranë-Athinë dhe është
përmbysur mëngjesin e djeshëm
rreth orës 03:15, në vendin e
quajtur Medini, disa dhjetëra
kilometra larg Athinës. Po sipas
informacioneve të policisë greke,
të anoncuara edhe në disa media,
mësohet se autobusi ka dalë
nga rruga dhe ka përfunduar në
një hendek në anë të saj. Ka qenë
vetëm rastësia apo fati i mirë që
pas kësaj përmbysjeje të fortë në
kanal vetëm 8 nga 38 pasagjerët
shqiptarë të autobusit kanë
marrë plagë të lehta, pa asnjë
rrezik për jetën. Të plagosurit
nga ky aksident janë dërguar
me autoambulanca në spitalin
e qytetit të Artës. Pas ndihmës
së parë dhënë atje për të gjithë
të dëmtuarit, vetëm 3 nga pasagjerët
u mbajtën nën trajtim
mjekësor, ndërsa të tjerët janë
lënë të lirë që të vazhdojnë më
tej udhëtimin drejt kryeqytetit
grek, Athinës.
i cili vetëm për fat nuk
është shndërruar në një ngjarje
të rëndë tragjike, ka ndodhur
mëngjesin e djeshëm në Greqi.
Protagonist ka qenë autobusi i
cili po transportonte qytetarë
shqiptarë drejt vendit helen.
Sipas të dhënave të dala nga
policia greke, autobusi ishte i
linjës Tiranë-Athinë dhe është
përmbysur mëngjesin e djeshëm
rreth orës 03:15, në vendin e
quajtur Medini, disa dhjetëra
kilometra larg Athinës. Po sipas
informacioneve të policisë greke,
të anoncuara edhe në disa media,
mësohet se autobusi ka dalë
nga rruga dhe ka përfunduar në
një hendek në anë të saj. Ka qenë
vetëm rastësia apo fati i mirë që
pas kësaj përmbysjeje të fortë në
kanal vetëm 8 nga 38 pasagjerët
shqiptarë të autobusit kanë
marrë plagë të lehta, pa asnjë
rrezik për jetën. Të plagosurit
nga ky aksident janë dërguar
me autoambulanca në spitalin
e qytetit të Artës. Pas ndihmës
së parë dhënë atje për të gjithë
të dëmtuarit, vetëm 3 nga pasagjerët
u mbajtën nën trajtim
mjekësor, ndërsa të tjerët janë
lënë të lirë që të vazhdojnë më
tej udhëtimin drejt kryeqytetit
grek, Athinës.