E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret me çarçaf i paraburgosuri

Vetëvritet me çarçaf një i
paraburgosur në burgun
313 në Tiranë. Besnik Hasa,
i akuzuar nga prokuroria se kishte
çuar në vetëfl ijim bashkëshorten
e tij, ka ndërmarrë aktin e rëndë
mëngjesin e djeshëm, kur njëri
nga shokët e qelisë ishte nisur
për të zhvilluar procesin gjyqësor.
Burime zyrtare nga Drejtoria
e Përgjithshme e Burgjeve thanë
se 44-vjeçari nga Kukësi, pas akuzave
të ngritura nga prokuroria,
vuante nga depresioni, pasi në
kontaktet me psikologet e burgut
ankohej se tashmë nuk i duhej
më jeta, pasi kishte ndërmarrë
një veprim të rëndë, duke lënë
jetimë katër fëmijët. Pas aktit të
rëndë, drejt burgut 313 në Tiranë,
i cili njihet si "streha e parë" e të
gjithë personave me precedentë
penalë, kanë udhëtuar krerët më
të lartë të burgjeve, duke verifi -
kuar rastin. Janë marrë në pyetje
ofi cerët e policisë së burgjeve, si
dhe gardianët që e kanë gjetur
të parët. Nga të dhënat e para
ka rezultuar se i paraburgosuri
kishte përfi tuar nga qenia i vetëm
në qeli, për të lidhur çarçafi n në
këmbët e krevatit e për t‘i dhënë
fund jetës, ndoshta për të shlyer
kështu "fajin" që përjetonte për
humbjen e bashkëshortes.
Ngjarja
Burime nga Drejtoria e
Përgjithshme e Burgjeve thanë
se 44-vjeçari kishte tentuar edhe
dy herë të tjera për t‘u vetëfl ijuar.
Besnik Hasa, 44 vjeç nga Kukësi,
dhe me banim në Bathore, priste
të gjykohej pas akuzës se kishte
shtyrë bashkëshorten e tij, Elisabeta
Hasa, në vetëvrasje, ngjarje
kjo e ndodhur në muajin janar të
këtij viti. "Babai i katër fëmijëve,
thanë autoritetet e burgjeve, javët
e fundit ishte shfaqur i çekuilibruar
dhe ishte shprehur se nuk i duhej
më jeta pas vdekjes së të shoqes".
Sipas burimeve, ai ka tentuar të
vetëmbytet po me çarçaf edhe dy
herë të tjera, njëherë në burgun 302
dhe një herë në spitalin e burgut.
I paraburgosuri ka përfi tuar nga
fakti që njëri nga shokët e qelisë ka
dalë nga dhoma, pasi kishte një
proces gjyqësor dhe menjëherë
ka kryer vetëvrasjen. Me gjithë
ndërhyrjen e policisë së burgjeve,
ai ka ndërruar jetë rrugës për në
spitalin e burgjeve.
Psikologë të burgut thanë se
kohët e fundit viktima shprehej
shpesh për vetëvrasjen e gruas
së tij me fjalët: "I thashë të vriste
veten, por bëra shaka, nuk e mendova
se do ta bënte vërtet këtë
gjë". Bashkëshortja e tij, Elisabeta,
u gjet e vdekur në shtëpinë e çiftit
në Bathore, dhe për këtë gjë u arrestua
Besniku.
Prokuroria e akuzonte atë
për ushtrim dhune dhe nxitje në
vetëvrasje, e për këtë, pesë ditë më
parë ai nisi procesin në Gjykatën e
Tiranës.
Akuza
Besnik Hasa akuzohej nga organi
i akuzës kryeqytetas se ishte
shkaktari kryesor i vetëfl ijimit të
bashkëshortes së tij, Elisabeta
Hasa. Ngjarja ka ndodhur në fi llim
të këtij viti, në periferi të Tiranës,
dhe pas aktit vetëflijues, policia
dërgoi materialet në prokurori
ndaj 44-vjeçarit Hasa, që ushtronte
sistematikisht dhunë fi zike ndaj
27-vjeçares. Hetimet kanë përfunduar
dy javë më parë dhe në
datën 23 prill procedimi i prokurorisë
u regjistrua në gjykatë me
numrin 1180. Akuza që rëndonte
ndaj Besnik Hasës ishte "shkaktim
vetëvrasjeje", e cila ka një maksimum
dënimi pesë vjet burg. Gjyqtari
që do ta gjykonte këtë histori
ishte Petrit Çomo. Burri 44-vjeçar,
Besnik Hasa, nuk hezitoi aspak kur,
pas drurit të radhës, i ka vënë në
duar bashkëshortes mjetin me të
cilin ajo duhej të vetëfl ijohej. Ndërsa
më pas, duke menduar se nuk
kishte të bënte aspak me ndonjë
vepër penale, ia ka rrëfyer ngjarjen
të atit dhe policëve, natyrisht duke
menduar se ishte i pafajshëm dhe
se gruaja "ishte vetëflijuar me
dëshirë". Sipas prokurorisë, babai
i katër fëmijëve të mitur, tashmë
jetimë, më i madhi 12 vjeç e më
i vogli vetëm 7 vjeç, rrëfeu para
punonjësve të policisë ngjarjen,
duke pranuar se ka ushtruar
dhunë fi zike ndaj bashkëshortes.
Në bazë të rrëfi mit të 44-vjeçarit
Besnik Hasa; babait të tij, Iliaz
Hasa, dhe provave të mbledhura
në vendngjarje, ekspertët e prokurorisë
dolën në konkluzionin se
më datë 6 janar, rreth orës 02:20,
në banesën e saj është vetëvarur
Elisabeta Hasa, për shkak të trajtimit
të keq e sistematik të bërë
nga bashkëshorti i saj. Besnik
Hasa, me origjinë nga Kukësi dhe
banues në Bathore, si pasojë e
dhunës së vazhdueshme, e ka
detyruar gruan edhe më parë të
largohej për disa ditë nga banesa,
si dhe të tentojë vetëvarjen.

Hasa në polici: Kisha
konflikte xhelozie me gruan

Besnik Hasa do të deklaronte në polici, pas
arrestimit, se kishte dy muaj e gjysmë që
kishte konfl ikte me bashkëshorten e tij, Elisabeta
Hasa, pasi ishte xheloz për të. Më 7 tetor 2008
ajo ishte larguar nga banesa së bashku me katër
fëmijët e saj dhe kishte shkuar në Laç. Që nga
dita e kthimit të Elisabetës, Besniku ushtronte
dhunë fi zike, në disa raste duke e goditur me
grushte dhe shpulla në pjesë të ndryshme të
trupit, për shkak të xhelozisë, duke e keqtrajtuar
në mënyrë të vazhdueshme. Ditën para krimit,
më datë 5 janar të këtij viti, Besniku, i cili punonte
në ndërtim në Borizanë të Krujës, është kthyer
në banesë rreth orës 14:00. Pasi kanë darkuar,
rreth orës 22:00 kanë rënë për të fjetur; fëmijët në
kuzhinë, ndërsa ai dhe bashkëshortja në dhomën
e gjumit. Rreth orës 01:30 është ngritur për të
pirë ilaçet dhe ka zgjuar edhe bashkëshorten,
duke fi lluar ta godasë. Sipas prokurorisë, akti i
Besnik Hasës ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes
së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›