Siguria e lodrave
Të gjithë mbajnë veshur këmisha të bardha dhe janë të rrethuar nga lodra të ndryshme: pelushë, arushë, kukulla, trena, makina... Bëjnë atë që shumë fëmijë ëndërrojnë: shkatërrojnë, thyejnë, bëjnë copë e çikë, por me qëllim të mirë. Teknikët e Institutit Anglez të Sigurisë, bëjnë eksperimente çdo ditë me lodrat që përfundojnë në duart e të vegjëlve, me qëllim për t‘i mbrojtur nga rreziqet që ato fshehin (për shembull kur lodrat janë të bëra me materiale të dëmshme).
Që shpesh lodrat janë objekte të dëmshme, e vërtetojnë të dhënat e raportit të fundit të "Rapex", i cili i paralajmëron konsumatorët për produktet që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të tyre. Shifrat (më të fundit i referohen vitit 2007) flasin qartë: numri i produkteve të rrezikshme që janë tërhequr nga tregu evropian është rritur me 53 për qind në krahasim me vitin 2006. Sipas sinjalizimeve që vijnë nga "Rapex", janë pikërisht lodrat e fëmijëve.
Ajo që qëndron në krye të listës së zezë është Kina, prej nga vijnë edhe 80 për qind e lodrave për fëmijë, një treg që autoritetet mbikëqyrëse e kontrollojnë nga afër, sidomos pas stinës së verës, kur disa ekspertë verifikuan te lodrat një përqindje plumbi më të lartë se gjysma. Por rreziku kimik përbën vetëm një prej anëve të problemit. "Incidentet më të shpeshta i detyrohen gëlltitjes ose thithjes me hundë të disa pjesëve të vogla të lodrave", thotë një pediatre. "Për karakteristikat e materialeve dhe përmasat përbërëse, një lodër mund të mos jetë e dëmshme për një kategori fëmijësh, por mund të rrezikojë shëndetin e moshave më të vogla. Fatkeqësisht, shumë prindër nuk i lexojnë etiketat dhe udhëzimet". Gjithsesi, mbrojtësit e të drejtave të konsumatorëve paralajmërojnë se ende ka prodhime të rrezikshme në treg.
Për të shmangur rreziqet e fshehta dhe të paparashikuara, një spital pediatrie në Angli ka hartuar një guidë me këshilla praktike. Për shembull nëse keni të bëni me lodra prej lecke, ose pelushë, atëherë duhet të kontrolloni që materialet të mos marrin flakë menjëherë dhe të kenë cilësi të lartë: qime që nuk duhet t‘u bien, hunda dhe sytë duhet të jenë palëvizshme, duhet të jenë të qepura mirë, të kenë fjongo të shkurtra dhe mbushje që nuk prishen lehtë. Shmangni lodrat të cilat rrezikojnë t‘ju presin, që kanë gomë, verifikoni që këto të fundit të jenë të mbrojtura mirë dhe të mos dëmtojnë fëmijët tuaj. Nuk duhet të blini lodra të cilat punojnë me korrent, këshillohen vetëm ato me bateri.
Gjithsesi, edhe pas këtyre këshillave, rreziku nuk merr fund këtu. Një studim i bërë një vit më parë duke u bazuar tek analiza e 25 lodrave të blera në tregun amerikan (armë të rreme, instrumente muzikore, sirena, kukulla, biçikleta, imitime sendesh elektroshtëpiake) ka treguar se nivelet e energjisë zanore kanë qenë më të larta se ato të shënuara në fletën e sigurisë: varionin nga 81 deri në 126 decibel në një distancë prej 2,5 centimetrash nga lodra, dhe 80 deri 110 decibel në një distancë prej 25 centimetrash. "Në këto raste, problemet që duhet të kemi parasysh janë dy: dëmi është i vazhdueshëm, dhe në fazat e para është e vështirë të dallohet si nga fëmija ashtu edhe nga verifikimet klinike", thotë pediatrja.
Shpesh lodrat më të rrezikshme importohen në mënyrë të jashtëligjshme, duke furnizuar një treg me çmim të ulët. Para pak muajsh, policia angleze sekuestroi një dyqan kinez me 300 lodra, kukulla pa marka dhe rreth 500 artikuj të tjerë.
"Të kursesh para me produktet e fëmijëve mund të të kushtojë shtrenjtë. Është më mirë t‘u blini të vegjëlve lodra të firmave të njohura".
Duke folur për sigurinë e lodrave duhet të respektoni edhe një rregull të fundit shumë të rëndësishëm: të shihni me shumë kujdes lodrën që është e përshtatshme për fëmijën tuaj. "Mos u kushtëzoni kurrë nga reklamat dhe t‘i orientoni zgjedhjet tuaja te lodrat që kryejnë shumë funksione, të cilat ua "sugjeron" herë pas here fantazia juaj. Dhe në fund, kur fëmija fillon të luajë, duhet t‘i qëndroni pranë, me qëllim që të shmangni rrezikun e ndonjë incidenti të mundshëm", përfundon pediatrja.