E Diel, 1 Nëntor 2026

Civici, bankave: Është momenti i duhur për të ulur normën e interesit

Banka e Shqipërisë u ka bërë thirrje bankave të nivelit të dytë, që të reflektojnë mbi politikën monetare për uljen e interesit të kredive. Eksperti i ekonomisë, Ardian Civivci, është shprehur se ja ardhur momenti që të gjitha bankat e niveleve të dyta të ulin normën e interesit për kreditë. Në përputhje me vonesat kohore që karakterizojnë mekanizmin e transmisionit të politikës monetare, Banka e Shqipërisë pret dhe kërkon që ulja e normës bazë të përcillet më tej

në tregjet e kredisë, u shpreh Civici. Ndërsa duke iu referuar zhvillimeve ne tregjet ndërkombëtare, ai theksoi se tregjet financiare janë karakterizuar nga një situatë më e qetë gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, çka favorizon ndërmarrjen e këtij hapi. Ekonomia e vendit gjatë gjashtëmujorit të dy ka pasur qëndrueshmëri, çka do të thotë se tashmë është momenti i duhur që bankat e nivelit të dytë të ulin normën e interesit të kredisë, vijoi Civici. Gjithashtu ankesa për interesat e larta të kredive bankare ka pasur dhe nga shoqata e ndërtuesve të cilët, kanë kërkuar disa herë me ngulm që bankat të ulin normën e interesit për klientët. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe sistemi bankar ka vazhduar të karakterizohet nga mungesa e likuiditetit, e cila është plotësuar nga injektimet e likuiditetit të Bankës së Shqipërisë. Përmirësimi i situatës së likuiditetit si rrjedhojë e rritjes së depozitave në sistem dhe forcimi i sigurisë në treg, krijuan një mjedis të përshtatshëm për transmetimin e sinjalit të politikës monetare në tregun ndërbankar. Ulja e normës bazë në fund të muajit tetor, është ndjekur nga yield-et e letrave me vlerë të qeverisë, pas një trendi rritës që i ka karakterizuar ato gjatë gjithë vitit. Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare të kujdesshme gjatë vitit 2009, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e ekuilibruar të ekonomisë dhe për kontrollin e presioneve inflacioniste. Gjatë kësaj periudhe Banka e Shqipërisë ka ulur me një pikë përqindjeje normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në nivelin 5.25 për qind. Gjithashtu, është rritur në mënyrë të vazhdueshme injektimi i likuiditetit, në përputhje me nevojat e sistemit bankar për likuiditet dhe kërkesat e ekonomisë për financim. Për injektimin e likuiditetit, Banka e Shqipërisë ka përdorur të gjithë gamën e instrumenteve injektuese të politikës monetare, duke lehtësuar në të njëjtën kohë aksesin dhe koston e operimit të sistemit bankar me Bankën e Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›