E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet numri i pacientëve që do të kurohen jashtë gjatë 2010

Pacientët, të cilët vuajnë nga sëmundje që mund të kurohen vetëm jashtë shtetit do të kenë më pak mundësi për tu trajtuar falas në spitalet huaja. Në krahasim me vitet e tjera, për ketë vit do të pranohen më pak të sëmurë, të cilët dërgohen nga Ministria e Shëndetësie për tu trajtuar në spitalet e shteteve të huaja. Kjo për shkak të prishjes të marrëveshjeve me Greqinë. Për këtë vit kemi vetëm dy marrëveshje me Turqinë dhe spitalin Bambino Xhuzi në Romë.

Numri i pacientëve që do të kurohen jashtë duke mos pasur mundësi të kurohen në spitalet shqiptare do të jetë më i ulët në krahasim me vitet e tjera sepse një pjesë e tyre që kurohej në Greqi nuk do ketë më mundësi sepse shteti Grek ka pezulluar marrëveshjen me Shqipërinë është shprehur shefja e marrëdhënieve me jashtë, Brunilda Tushaj.  Për këtë vit do të ketë një numër akoma më të kufizuar të pacientëve, të cilëve Ministria e Shëndetësisë i mundëson kurimin falas në spitalet e shteteve që nënshkruar marrëveshje. Në muajin shtator të vitit 2009 u pezullua marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë për kurimin e pacientëve shqiptarë në spitalet greke shpjegoi Tushaj. Sipas Shefes së Marrëdhënieve me Jashtë për këtë vit do kenë mundësi të nxirren trajtohen në spitalet e Turqisë rreth 100 pacientë. Dhe vetëm brenda muajit të parë të këtij viti janë dërguar rreth 18 kërkesa në Turqi dhe vetëm dy përgjigje pozitive të kthyera ndërsa pjesa tjetër është në proces u shpreh shefja Tushaj. Vitin e kaluar në Turqi u pranuan 100 pacientë nga 150 kërkesa të dërguar. Ndërsa në spitalin Bambino Xhuzi në Romë nga marrëveshja pranohen rreth 5 pacientë por në vitin 2009 u dërguan 12 pacientë. Sëmundjet, të cilat mund të kurohen vetëm jashtë janë rreth 40 të tilla. Kjo ndodh për shkak se në spitalet shqiptare nuk ka aparaturat e nevojshme për të trajtuar këto lloj sëmundjesh. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë në bazë të marrëveshjeve që ka kryer me shtetet e huaja i mundëson pacienteve trajtimin fals në spitalet e këtyre vendeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›