Birmani: Fillon votimi në referendumin për kushtetutën e re
Në Birmani janë hapur tashmë qendrat e votimit për referendumin për kushtetutën e re, vetëm në javë pasi vendi u godit nga një ciklon shkatërrimtar.
Udhëheqësit ushtarakë të Birmanisë thonë e kushtetuta është pjesë e të ashtuquajturës "hartë rrugore drejt demokracisë"që do të çojë në zgjedhjet e përgjithëshme në vitin 2010.
Partia e opozitës, Lidhja Kombëtare për Demokraci, thotë se kushtetuta e re nuk do të bëjë gjë tjetër, vetëm se do të forcojë kontrollin ushtarak në vend. Kjo parti u ka bërë thirrje votuesve të votojnë kundër në referendum.
Cikloni shkatërimtar e detyroi qeverinë ushtarake të Birmanisë ta shtynte votimin në distriktet e goditura më rëndë, por votimi do të bëhet sot në rajone të tjera, ashtu siç ishte parashikuar.
Votimi në Rangun dhe katër distrikte të tjera, ku jetojmë rreth gjysma e popullatës 53 milionëshe të Birmanisë, do të bëhet më 24 maj. //iç//