E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani: Qeveria ushtarake mbajti referendumin për kushtetutën e re

Qeveria ushtarake e Birmanisë mbajti  referendumin për kushtetutën e re, duke mospërfillur thirrjet e komunitetit ndërkombëtar që të përqendrohej vetëm në përpjekjet për mëkëmbjen e vendit pas ciklonit. Dëshmitarët në Birmani i thanë Zërit të Amerikës se forcat e sigurimit i ndoqën votimet e djeshme me shumë vemendje.

Mbështetësit e partisë opozitare, Lidhja Kombëtare e Demokracisë thanë se vëzhguesit e saj patën mundësi të ndiqnin votimet në disa qendra.  Në qendra të tjera, ishin të pranishëm vetëm zyrtarët e qeverisë dhe forcat e sigurimit.

Ushtria tha se kushtetuta e re do ta çojë vendin drejt demokracisë dhe  zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2010. Por opozita thotë se dokumenti vetëm do të forcojë kontrollin e ushtrisë në vend.

Votimet u zhvilluan ndërkohë që më shumë se një milionë njerëz përpiqeshin të gjenin ushqim, ujë dhe strehim, një javë pas Ciklonit Nargis që shkatërroi rajonin e deltës së Lumit Irrauadi.  Të paktën 62 mijë njerëz kanë vdekur ose figurojnë të humbur.//iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›