E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdec", nisin reformat në Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri Oketa ka paralajmëruar ndryshime në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ngjarja e Gërdecit ka qenë një shtysë e fortë që e detyron shefin e Ministrisë së Mbrojtjes të nisë reformën në ministrinë që drejton, por edhe në Shtabin e Përgjithshëm, kryesisht në ato drejtori që kryejnë funksione të njëjta. "Do të ketë ristrukturim të Ministrisë së Mbrojtjes për shumë arsye, jo vetëm thjesht për faktin që ajo çka ka ndodhur në Gërdec do të shërbejë si pikënisje për gjërat që nuk kanë funksionuar, por edhe se ajo është një strukturë e fryrë, pasi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura ka drejtori që kryejnë të njëjtin funksion", tha Oketa. Ministri ka premtuar se nuk do të ketë struktura paralele mes Shtabit dhe kësaj ministrie. Oketa i bëri thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të "thellojë hetimet për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit". Në lidhje me arrestimet e dy ish-zyrtarëve të kësaj ministrie, Oketa shtoi se "mbështeste çdo vendim të drejtësisë për Gërdecin", ndërsa nuk komenton deklaratat e paraardhësit të tij, Fatmir Mediut. Ministria e Mbrojtjes do të ketë transparencë të plotë dhe do të mbështesë hetimet që do të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës. Sipas Oketës, "Gërdeci nuk duhet të trajtohet si një aksident i thjeshtë, por si një ngjarje që duhet të vendosë përpara ligjit përgjegjësit". Ministri Oketa paralajmëron "ndryshime" në dikasterin që ai drejton. Ai bëri me dije se do të ketë ristrukturim të Ministrinë e Mbrojtjes për shumë arsye, jo vetëm thjesht për faktin që ajo çka ka ndodhur në Gërdec do të shërbejë si pikënisje për gjërat që nuk kanë funksionuar, por edhe se ajo është një strukturë e fryrë, sepse në këtë ministri dhe në Forcat e Armatosura ka drejtori që kryejnë të njëjtin funksion. "Nëse ishte një aksident nga pakujdesia, apo duke iu referuar komenteve të ndryshme, janë organet kompetente që do të thonë fjalën e fundit", tha Oketa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›