E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët zhvillojnë sot zgjedhjet parlamentare

Në Serbi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të cilat shikohen si një zgjedhje midis nacionalizmit dhe hapjes më të madhe me Perëndimin.

Anketat e opinionit publik para zgjedhjeve të sotme tregonion se mbështetja për kandidatët konkurentë do të jetë thuajse e barabartë mes dy ideologjive kryesore të vendit, të përfaqësuara nga Partia Radikale e nacionalistëve, dhe aleanca pro-Evropiane, e udhëhequr nga presidenti Boris Tadiç.

Partia Radikale synon të rimarrë nën kontroll Kosovës, hap ky që ka të ngjarë t'u japë fund ambicjeve të fraksionit të presidentit Tadiç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Asnjëra parti nuk pritet të fitojë shumicën absolute, duke bërë që grupi populist, i kryesuar nga kryeministri i tanishëm, Vojisllav Koshtunica, i cili gëzon një mbështetje prej rreth 12 për qind, të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re.

Zoti Koshtunica mbështet braktisjen e planeve për anëtarësim në BE dhe forcimin e lidhjeve me Rusinë, por presidenti Tadiç e shikon të ardhmen e Serbisë me Evropën, pavarësisht nga statusi i Kosovës.

Ndërkohë, shtetasit serbë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani dhe Portugali votuan dje.    (ze)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›