Spahiu: Shkarkimin e mora vesh nga mediat
Ka reaguar dje ndaj vendimit të Presidentit Topi dhe propozimit të ministrit Oketa, një nga gjeneralët e shkarkuar nga detyra.
Shpëtim Spahiu, me gradën Gjeneral Major, i cili ka kryer detyrën e Komandantit të Forcës së Bashkuar, ka bërë me dije dje se është njohur përmes medias lidhur me vendimin e Presidentit Bamir Topi për shkarkimin e tij nga detyra. "E mora vesh nga televizioni për shkarkimin. Nuk është e drejtë kjo për një gjeneral. Duhet të më kishin lajmëruar më parë", tha Spahiu. Si kundërpërgjigje, Ministria e Mbrojtjes thekson se një zyrtar apo një nëpunës i ministrisë njoftohet vetëm pasi ai shkarkohet nga detyra.
Gërdeci nuk ka kursyer as gjeneralët, përpos që ka prishur gjakun e republikanëve. Presidenti Topi ka firmosur dy ditë më parë propozimet e ministrit të Mbrojtjes, duke shkarkuar nga detyra Shpëtim Spahiun dhe Zija Bahjan. Çështja "Gërdeci" ka nisur të ndëshkojë gjeneralët, ku pretendimi i ministrit të ri të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ishte se "ata që nuk ushtruan mirë detyrën, mund të kishin shmangur tragjedinë". Me vendim të Presidentit, dy ushtarakë të lartë kanë mbetur pa spaleta e yje. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, njëherazi Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, ka firmosur propozimet e paraqitura nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, për lirimin nga detyra të Shpëtim Spahiut, me gradën Gjeneral Major, deri tani me detyrën e Komandantit të Forcës së Bashkuar, dhe Zija Bahjas, me gradën Gjeneral Brigade, me detyrë Komandant i Komandës Mbështetëse në Gërdec. Vetë ministri Oketa ka reaguar, pas dekretit të Presidentit, duke u shprehur se dy ushtarakët e lartë nuk zbatuan detyrat dhe mund të kishin shmangur tragjedinë e 15 marsit. Dy ushtarakët e lartë të Forcave të Armatosura janë thirrur më shumë se një herë në prokurori, ku janë marrë në pyetje për tragjedinë e Gërdecit para disa ditësh. Në njoftimin e Presidencës theksohet se shkarkimet kanë ardhur pas propozimeve të kreut të Mbrojtjes, por nuk janë dhënë arsyet dhe motivet e shkarkimit. Gjithashtu, burime nga Presidenca i lidhin shkarkimet me tragjedinë e Gërdecit, por nuk përcaktojnë përgjegjësinë e ushtarakëve të lartë të saposhkarkuar. Dy gjeneralët Spahiu dhe Bahja kanë dëshmuar disa herë në organin e akuzës për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec të Vorës, kur shpërtheu fabrika e demontimit të armëve. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë, si dhe u shkatërruan qindra banesa e dhjetëra biznese. Deri tani, për tragjedinë e Gërdecit po hetohen në gjendje arresti në burg katër persona, ndër të cilët drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, dhe administratori i firmës "Albademil", Mihal Delijorgji. Ndërsa për ish-ministrin e Mbrojtjes, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit, me qëllim vijimin e hetimeve ndaj tij.