E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani Zgjedhje me mashtrime te shumta

Pas mbylljes se lokaleve zgjedhore te dielen ne mbremje 7.11. ne Birmani ka filluar numerimi i votave. Por opozita dhe kandidatet e pavarur ankohen qysh tani per manipulime dhe mashtrim ne zgjedhje. Si per shembull U Tin Aye nga Partia Demokratike e Birmanise Ka shume forma te ndryshme te mashtrimit ne zgjedhje. Ne kemi deshmi pasi qe perfaqesuesit e partise sone ishin ne disa lokale zgjedhore dhe e kane pare qe kutite e votimit nuk ishin fare te vulosura.

Opozita Kaos ne zgjedhje

U Tin San nje kandidat i pavarur per dhomen popullore te parlamentit ankohet per kaosin e krijuar gjate numerimit te votave. Aty eshte nje tollovi e vertete. Ky nuk eshte numerim i rregullt i votave thote ai.

Te gjitha gabimet apo manipulimet gjate numerimit te votave nuk mund te kontrollohet tha Zin Linn zedhenesi i opozites birmaneze ne mergim. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Masa te rrepta kontrolli

Partite opozitare nuk kane njerez sa duhet per te qene te pranishem cdokund gjate numerimit te votave. Pervec kesaj secili qe dergon nje ankese per parregullesi ne zgjedhje duhet te deponoje nje kaucion prej 1.000 dollaresh amerikan. Kush mund ta bej kete pyet ai.

Pritet qe partia e mbeshtetur nga junta ushtarake Unioni per Solidaritet dhe Zhvillim USDP te fitoje shumicen e votave. USDP eshte parti e krijuar se voni nga nje organizate bamirese e qeverise ushtarake. Disa gjenerale drejtues kane hequr uniformat e tyre qe si perfaqesues te partise se re te marrin poste drejtues ne qeverine e ardhshme civile te vendit.

Reagimet amerikane

Presidenti amerikan Barack Obama tha dje 07.11. ne Indi se zgjedhjet ne Birmani nuk ishin as te lira e as korrekte. Edhe sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton e cila aktualisht ndodhet ne Australi foli per zgjedhje jo te pastra ne Birmani. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Radhe te gjata

Ne i konsiderojme zgjedhjet ne Birmani si jo te pastra dhe kjo na thyen zemren. Kjo per faktin se njerezit ne Birmani meritojne dicka me te mire. Australia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te punojne edhe me tutje bashkarisht qe te perkujdesen qe nje komision nderkombetar te hetoje shkeljet e te drejtave te njeriut nga lideret politik ne Birmani dhe pergjegjesite te japin llogari. Dhe ne shpresojme qe nga keto zgjedhje do te dalin disa politikane te cilet do te trasojne nje rruge tjeter te cilet do ta kuptojne se kjo gjendje nuk mund te vazhdoje dhe do te pranojne potencialin e popullit te tyre theksoi Clinton. Ende mbetet e paqarte se kur do te perfundoje procesi i numerimit te votave dhe rezultati i zgjedhjeve.

Autor Bernd Musch-Borowska/Esat Ahmeti

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›