Qytetaret e Shqiperise me pasaporta biometrike mund te udhetojne pa viza

Nga Brukseli erdhi lajmi i shumepritur per qytetaret e Shqiperise me ne fund edhe ata do te gezojne levizjen e lire pa viza ne hapesiren Shengen. Po-ja e Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE eshte perfundimi i nje procesi qe nisi me propozimin e KE vijoi me vleresimin e tij pozitiv per plotesimin e kushteve teknike nga qeveria e Tiranes per te shkuar deri ne miratimin para nje muaji me nje maxhorance te gjere votosh nga Parlamenti Europian i rezolutes se komisioneres Tanja Fajon.
Paralajmerimet
I gjithe procesi deri ne vendimin e sotem eshte shoqeruar nga paralajmerime te forta per pasojat e mosrespektimit strikt te procedurave dhe afateve kohore te percaktuara nga BE.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eduard Kukan
Komisioni Europian do te ndjeke nga shume afer qytetaret shqiptare qe do te perfitojne nga liberalizimi i vizave qe ata te mos kerkojne azil politik leje qendrimi apo leje pune. Ata duhet te respektojne ne menyre rigoroze rregullat afatet kohore dhe procedurat e BE per heqjen e vizave thote per programin shqip te DW europarlamentari Eduard Kukan.
Pasojat
Tanime dihet edhe se cilat do te jene pasojat ne rast te thyerjes se rregullave cdo vend i hapesires Shengen gezon te drejten te riktheje regjimin e vizave nese konstaton thyerje te procedurave. Kjo ka nje aresye te forte reagimin e qytetareve te ketyre vendeve.
Qytetaret e vendeve te hapesires Shengen duhet te ndihen te sigurte nga vizitoret prej vendeve te Ballkanit Perendimor perfshire ketu edhe Shqiperine. Kete siguri ua japin pasaportat biometrike dhe kontrollet ne pikat kufitare . Por gjithsesi nese do te kete perpjekje per te thyer rregullat dhe proceduarat kjo mund te rikthjeje regjimin e vizave. Te gjitha vendet e hapesires Shengen kerkojne qe heqja e vizave te mos rrezikoje sigurine e tyre thote Eduard Kukan.
Kriza politike
Drita e gjelber e Keshillit te Ministrave nuk varet nga kriza politike ne vend dhe paraqet nje hap cilesor perpara ne procesin e integrimit europian.
Kjo do te duket qarte te marten me 9 nentor kur Komisioni Europian do te publikoje variantin zyrtar te vleresimit te progresit demokratik te Shqiperise te kerkuar nga Keshili Europian si baze per te marre vendimin. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kriza te zgjidhet ne parlament e jo ne rruge
Jam i sigurte se do te kete shume pergjigje pozitive pasi Shqiperia ka shenuar arritje ne kryerjen e reformave. Por Shqiperia duhet te vazhdoje reformat. Shume e rendesishme per Keshillin Europian eshte edhe ceshtja e stabilitetit ne funskioniomin e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike ne rastin konkret ne funksionimin e plote te Parlamentit pohon Kukan.
Pikerisht ne kete pike perqendrohet gjithe mangesia e Shqiperise. Kriza nisi menjehere pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 dhe vazhdon edhe sot e kesaj dite. Per shkak te saj nuk eshte i mundur miratimi i ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ose kushtetuese pasi opozita kerkon ne kembim te votes se saj transparencen e pakushtezuar te zgjedhjeve te qershorit 2009. Kjo situate ka krijuar shqetesim tek Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian pasi stabiliteti i institucioneve ka te beje me permbushjen e kriterit politik te Kopenhages te vendosur ne vitin 1993 nga Keshilli i Ministrave te BE.
Nuk ka shenja se kriza politike do te zgjidhet se shpejti. Por kjo situate nese vazhdon do te demtoje ambiciet e Shqiperise per integrimin europian thote Eduard Kukan.
Ai pranon se te gjitha perpjekjet e Komisionit dhe Parlamentit Europian per te bindur qeverine dhe opoziten te arrijne ne nje kompromis per transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare dhe kapercyer krizen kane deshtuar. Europarlamentari Eduart Kukan shmanget te beje prognoza per raportin e dites se marte.
Rruga e integrimit vazhdon protestat nuk ndihmojne
Cilido qofte rezultati i raportit te Komisionit Europian pozitiv apo do ta shtyje statusin e vendit kandidat per anetaresim rruga e Shqiperise drejt BE do te vazhdoje. Partite politike duhet ta konsiderojne si nje apel si nje sfide per te dyfishuar perpjekjet e tyre per te dale nga kriza politike perndryshe do te jete shume e veshtire qe kriza te mos ndikoje ne situaten e pergjithshme politike te Shqiperise shpjegon Kukan.
Ai nuk e konsideron rifillimin e protestave te paralajmeruara nga opozita si nje menyre qe ndihmon zgjidhjen e krizes.
Parlamenti eshte vendi per te diskutuar ceshtjet politike vendi ku duhet te zhvillohet lufta politike. Grevat e urise dhe protestat ne rruge nuk jane te dobishme perfundon ai.
Autore Ani Ruci
Redaktoi Bahri Cani