Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves

Me nje votim te fshehte ne kuvendin zgjedhor te LDK-se delegatet i dhane besimin kryetarit aktual te Prishtines Isa Mustafa. Nga 359 delegate ne kuvendin e LDK-se 235 votuan per Isa Mustafen ndersa 124 per Fatmir Sejdiun. Procesi i votimit brenda kuvendit te LDK-se u zhvillua me dyer te mbyllura dhe me votim te fshehte.
Kryetari i sapozgjedhur i LDK-se Isa Mustafa para delegateve tha LDK ka sfida te medha para saj jane keto sfida te profilizimit te identitetit te ndertimitdhe rigjenerimit te brendshem te hapjes ndaj te rinjve eksperteve dhe ndaj te gjitha atyre qe deshirojne te kthehen dhe ta perqafojne programin e saj.
Isa Mustafa eshte profesor universiteti. Ne vitin 2007eshte zgjedhur per here te pare kryetar i Prishtines ndersa u rizgjodh serish kryetar i Prishtines ne zgjedhjet lokale te vitit 2009. Isa Mustafa ishte pjese e qeverise se Kosoves ne ekzil gjate viteve 90-te.
Bildunterschrift Isa Mustafa
Isa Mustafa gjate zgjedhjeve lokale te vitit 2007 kur LDK-se ishte ne koalicion qeverises me PDK-se ishte kritikuesi me i madh i ketij koalicioni. Keto kritika ai i perseriti edhe pas zgjedhjes se tij ne krye te LDK-se. Qeverisja keto vite dhe sidomos viteve te fundit shkoi ne rruge te gabuar. Vleresimet tona por edhe te eksperteve dhe organizatave nderkombetare te besueshme theksojne depresion moral dhe ekonomik neper te cilin po kalojme sot si shoqeri. E kemi problem ngulfatjene shtetit nga grupe te interesit te nje shteti i cili akoma nukeshte ngritur ne kembe dhe nuk ka leshuar shtate tha Isa Mustafa.
Kuvendi i LDK-se i shtati me radhe qe nga themelimi i kesaj partie 21 vjet me pare u pershpejtua per shkak te zhvillimeve politike qe pasuan doreheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit te vendit pasi gjyakata kushtetuese konstatosi se ai shkeli kushtetuten me mbajtjen e dy posteve ate te presidentit te vendit dhe kryetarit te partise. Keto zhvillime u pasuan edhe nga rrezimi i qeverise Thaci cuan ne zgjedhje te jashtzakomshme te cilat kushtezuan pershpejtimin e kuvendeve zgjedhore te partive politike per pjesemarrje ne zgjedhje.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Aida Cama