Nga lindi Schengen
Fshati luksemburgez Schengen prej nga filloi gjithcka ka nje vendndodhje specifike. Ne anen tjeter te lumit Mozele qe pershkon fshatin ndodhet Gjermania dhe nese ndjek lumin 200 metra me poshte mberrin ne France.
Ne nje vend te dallueshem te fshatit Schengen ndodhet momumenti qe shenon vendin ku u firmos marreveshja shengen me 14 qershor 1985. Ne monument jane 3 yje per tre firmataret e marrveshjes. Beneluksi bashkimi ekonomik i Europes Perendimore qe perfshinte Luksemburgun Belgjiken dhe Holanden si dhe nga nje yll per dy firmetaret e tjere Francen dhe Gjermanine te cilet ishin edhe ideatoret e marreveshjes se Shengenit.
Kryetari i komunes se Schengen tregon impresionet e para 25 vjeteve kur u firmos marreveshja.
Nuk dukej si nje ngjarje e madhe ne ate kohe. Kishte disa gazetare dhe kamera ketu por nuk dukej edhe aq e rendeishme. Ne thame me vete ok le ta provojme te hapim kufijte per nje ose dy vjet dhe ndoshta do ti mbyllim prape. Sot mund te shohim qe Shengeni eshte nje nga marreveshjet me te njohura te Bashkimit Europian thote Roger Weber kryetar i komunes Schengen.
Marreveshja origjinale u firmos nga ministrat e 5 vendeve por sot 28 shtete jane anetare te zones Shengen. Marreveshja ka ndryshuar thellesisht jo vetem nivelin e bashkepunimit politik dhe ligjor mes vendeve anetare por ajo ka ndryshuar thellesisht edhe nocionin e kufijve ne Europe.