Vapa pushton Europën

Jugu i Francës njihet për verëra të nxehta, por jo edhe Parisi. I nxehti në kryeqytetin francez ka arritur kulmin, ngase atje të hënën është regjistruar një temperaturë prej mbi 39 gradë Celsius. e njëjta gjë ndodhi edhe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Nga ana tjetër, mediat britanike njoftuan se vapa e atjeshme ia kaloi edhe asaj në Karaibe. Mirëpo, temperaturat në Britani as që mund të krahasohen me ato që mbretëruan në Gjermanisë, ku temperatura në shumë rajone arrit deri në 40 gradë Celsius.
Sipas autoriteteve europiane, si pasojë e temperaturave të larta në mbarë kontinentin u shënua edhe një konsumim rekord i energjisë elektrike.
Sipas meteorologëve, disa qytete franceze e gjermane një vapë e tillë nuk ka mbretëruar që nga vitet e 20’a të shekullit të kaluar.
Kjo valë e të nxehtit që erdhi nga shkretëtira e Saharasë, ka filluar që gradualisht të zhvendoset drejt Europës Veriore.