Birmania do te marre ne 2014 kryesine e ASEAN

Presidenti amerikan Barack Obama sheh ne 12 muajt e fundit ne Birmani perparime te vogla ne drejtim te reformave. Perkundrejt reportereve Obama tha ne kuader te samitit ASEAN qe po zhvillohet ne Bali te Indonezise se zhvillimet hapin dyert per nje marredhenie te re te SHBA-se me shtetin e izoluar prej kohesh i cili para nente muajve i dha fund diktatures ushtarake. Pervec kesaj presidenti amerikan njoftoi se ministrja e Jashtme Hillary Clinton ne nje te ardhme te afert do te udhetoje per ne Birmani per bisedime. Kjo do te jete vizita e pare qysh prej 50 vjetesh e nje ministri te jashtem amerikan ne kete vend.Bildunterschrift Pjesemarresit ne samitin e ASEAN-it.
Obama deklaroi se ai ka rene dakord ne nje telefonate me fituesen e cmimit Nobel per paqe Aung San Suu Kyi per vendimin qe ajo ka marre. Politikania opozitare eshte qysh para nje viti e liruar nga arresti shtepiak. Partia e saj Liga Kombetare per Demokraci kete te premte do te shpalle zyrtarisht kthimin e saj.
Te premten 18.11. ne samitin ASEAN do te diskutohet per marrjen e kryesise nga Birmania si dhe konfliktin mes Kines dhe shteteve kufitare aziatike te Detit kinezojugor.
Ne Detin e Kines Jugore rreth ishujve Spratly ku mendohet se ka rezerva gazi dhe nafte Kina eshte ne konflikt me Vietnamin Filipinet dhe Malajzine per te drejten e pronesise.
Autor Mimoza Kelmendi dpa
Redaktoi E. Xhani