E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Maqedoni lehtesohen procedurat per marrjen e shtetesise

Ne Maqedoni ekziston nje numer i konsiderueshem i qytetareve qe nuk kane shtetesi. Problemi kryesor per marrjen e shtetesise jane kushtet rigoroze te cilat aplikuesit veshtire i plotesojne. Ka raste kur nje qytetar i cili ka lindur dhe eshte rritur ne Maqedoni por nuk posedon shtetesine per shkak se ne ish shtetin e perbashket te Jugosllavise ka nderruar vendbanimin. Duke i patur para sysh problemet me te cilat ballafaqohen qytetaret gjate aplikimit per shtetesi ministria e puneve te Brendshme ka inicuar ndryshimin dhe plotesimin e ligjit per shtetesi. Sipas zevendesministrit te puneve te Brendshme Xhelal Bajrami me ligjin e ri dukshem do te shkurtohet procedura per pajisje me dokumentin e shtetesise. Ndryshimet parashikojne formimin e nje komisioni te posacem shteteror qe do te merret me shqyrtimin e lendeve ndersa qytetaret do te mund te parashtrojne ankesa ne gjykaten administrative.

Inicohet kontest administrativ dhe ketu shkurtohet dukshem procedura. Ka ndodhur qe procedura te vonohet 5-6 muaj ndoshta edhe me shume nje vit e me teper dhe palet per tere ate periudhe nuk kane mund as te kene shtetesi por as nuk kane mund te inicojne kontest ne gjykate thekson Xhelal Bajrami.

Deri ne fund te shtatorit te ketij viti jane parashtruar gjithsejt 1.800 aplikime per shtetesi prej te cileve 1.000 jane maqedonas dhe 800 shqiptare. Opozita shqiptare ka kerkuar qe per te marre shtetesi te mos jete kusht njohja e gjuhes maqedonase. Per kete ceshtje zevendesministri Bajrami sqaron

Meqe tani edhe gjuha shqipe ne te gjitha ato komuna ku ka popullsi shqiptare mbi 20 eshte gjithashtu gjuhe zyrtare mjafton qe qytetaret te cilet vine prej atyre komunave te dine te flasin dhe shkruajne ne gjuhen shqipe plotesojne gjithashtu kete kriter shprehet Xhelal Bajrami.

Qytetaret mirepresin lehtesimet per marjen e shtetesise sepse ky dokument eshte shume i domosdoshem. Rejhane Kabashi eshte kosovare e martuar ne Maqedoni. Per kater vite ajo nuk posedon asnje dokument.

Kam trokitur ne shume dyer por deri sot nuk kam rregulluar asgje. Kemi krijuar familje dhe shume eshte problem qe ti regjistrojme edhe femijet. Nuk mund te punesohemi vertet eshte e veshtire.

Me ndryshimet me ligjin per shtetesi Maqedonia do te kete nje ligj me fleksibel po thuaj se nga te gjitha shtetet ne rajon thote zevendesministri i puneve te Brendshme Xhelal Bajrami.

Autor Fatos Musliu

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›