Kina e zemeruar ndaj strategjise se re te SHBA ne Azi - Obama takohet me Wen

Kryeministri i Kines Wen Jiabao eshte i nervozuar. Nuk ka asnje justifikim qe te perzihen ne punet e jashtme tha ai te premten 18.11 dhe e kishte fjalen per strategjine e re ne Azi te presidentit amerikan Barack Obama qe drejtohet direkt kunder Kines dhe pretendimeve te saj lidhur me pronesine ne Detin e Kines Jugore. Aty dyshohet per rezerva nafte dhe kane pretendime per pronesi ne kete zone edhe Vietnami Malajzia dhe Filipinet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Barack Obama dhe Wen Jiabao Kete te shtune 19.11 Barack Obama dhe Wen Jiabao u takuan se bashku pas dyerve te mbyllura. Nje termin ishte futur ne axhenden e konferences gjithsesi te ngjeshur te samitit ASEAN ne Bali. Me pas nuk pati asnje deklarate e vetmja shprese e permiresimeve te atmosferes.
SHBA eshte mysafire ne samitin e ASEAN-it dhe Barack Obama po shfrytezon mundesite qe ti ofroje shteteve aziatike rolin e aleatit kunder Kines
Une gezohem shume qe jemi ketu. Ky eshte nje tjeter shembull per ate qe SHBA tani eshte kthyer perseri ne hapesiren Azi-Paqesor. Ne kete menyre SHBA dhe shtetet aziatike mund te trajtojne se bashku sfidat qe kane perpara.
Sfida e Kines dhe influences se saj ne rajon Obama eshte duke e zgjidhur me strategjine e tij duke perfocuar prezencen e SHBA-se ne menyre te qarte e shoqeruar me rrezikun e nje eskalimi ne vend te nje zgjidhjeje te konfliktit rajonal si ajo ne Detin kinezojugor. Stacionimi i ushtareve amerikane ne bregdetin australian eshte e pashprehur zyrtarisht natyrisht jo vetem nje premtim per ndihme ne rast katastrofe por edhe per ti shpallur konkurrence Kines.
Bildunterschrift Pjesemarres ne samitin e shteteve te Azise juglindore ASEAN qe po zhvillohet ne ishullin indonezian Bali Nje tjeter teme interesante ne samit eshte edhe ceshtja qe ka te beje me Birmanine. Barack Obama me vendimin e tij per ta derguar ministren e jashtme Hllary Clinton ne dhjetor ne ate vend qe ende vuan nga sanksionet e ashpra ka rritur ndjeshem habine e te gjitheve. Me kete njohje kuazi-zyrtare Birmania eshte kthyer ne skenen nderkombetare.
Dhe ne Birmani tashme vete udheheqesja e opozites Aung San Suu Kyi beri te ditur se do te kandidoje ne zgjedhje per nje vend ne parlament. Ithtaret e saj jane entusiazmuar
Vendimi per te marre pjese ne zgjedhje serish e kemi bere ne emer te njerezve ne Birmani. Une jam e bindur se ne do te gjejme nje rruge fleksibel ne drejtim te normalitetit.
Keshtu tha Uba Shwe anetar i kryesise se partise Liga kombetare per demokraci parti kjo e Aung San Suu Kyis lidhur me vendimin e marre diten e premte 18.11 per nje riregjistrim te kesaj partie. Kete rikthim e kishte sinjalizuar tashme presidenti i Birmanise Thein Sein ne bisedimet e javeve te fundit.
Autor Udo Schmidt / Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi Esat Ahmeti