E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kosove zhvillon punimet konferenca nderkombetare Germia Hill

Ne konferencen nderkombetare Germia Hill qe po zhvillohet ne Prishtine po marrin pjese ministra dhe ish ministra te jashtem te vendeve te rajonit dhe personalitete te ndryshme nga jeta publike nga shume vende te ndryshme te botes. Ne konference nuk eshte ftuar askush nga Republika e Serbise. Sensibilizimi i opinionit publik dhe i permiresimit te imazhit te Kosoves duke perdorur si mjet diplomacine publike eshte fokusi i debatit qe po zhvillohet. Por qysh ne fillim te konferences presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaci u fokusuan ne raportet nderfqinjesore te Kosoves me theks te vecante me Serbine. Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova ndjek parimin e fqinjesise se mire duke respektuar sovranitetin e fqinjeve te saj dhe ky respekt sipas presidentes duhet te jete i ndersjelle.

Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnje vendi tjeter

Kosova ndjek politiken e fqinjesise se mire me te gjitha shtetet. Ajo eshte ndertuar ne parimin qytetar ku te gjithe qytetaret pavaresisht nga perkatesia etnike fetare e racore kane te drejtat e barabarta. Si shtet ne respektojme sovranitetin dhe integritetin e te gjitha shteteve tjera. E kemi te normuar ne Kushtetute qe Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnje vendi tjeter - tha presidentja Atifete Jahjaga.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij duke iu referuar dialogut teknik Prishtine Beograd qe nisi ne mars te ketij viti tha se Serbia nuk duhet te perdore standarde te dyfishta ne raport me Kosoven dhe Bashkimin Evropian.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij kosovar Enver Hoxhaj ne konference per shtyp. Serbia nuk duhet te perdore standarde te dyfishta

shte e patolerueshme qe nje shtet qe aspiron anetaresimin ne Bashkimin Evropian te perdore standarde te dyfishta. Kete e them per te terhequr vemendjen tuaj se Serbia ne raport me Kosoven perdor te njejten qasje qe ka perdorur ne shekullin e kaluar ndersa ne raport me Bashkimin Evropian perdor qasje te moderuar. Kjo praktike duhet te marre fund. Nje shtet qe aspiron anetaresim ne Bashkim Evropian nuk mund te cenoje sovranitetin e nje shteti tjeter qe po ashtu synon anetaresim tha kryeministri Thaci.

Kryeministri Thaci tha se Kosova ka filluar dialogun teknik me Serbine qe te mbylle kapitullin e marredhenieve te hidhura dhe te gjeje zgjidhje praktike ne interesat e qytetareve te te dyja vendeve.

Ne kete linje foli edhe Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto duke thene se Serbia nuk duhet ta perdore dialogun me Kosoven per te arritur synim tjeter.

Shqiperia deshiron vazhdimin e dialogut Kosove-Serbi

Republika e Shqiperise deshiron qe dialogu Kosove-Serbi te vazhdoje qe marreveshjet e deritanishme te konkluduara te zbatohen dhe qe askush te mos e perdore procesin e dialogut si nje pasaporte per te hedhur nje hap tjeter drejt Bashkimit Evropian. Ju e keni shume te qarte se per ke jam duke folur tha ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto.

Konferenca Nderkombetare Germia Hill eshte organizuar nga Ministria e Puneve te Jashtme e Kosoves ne bashkepunim me Keshillin Evropian per Pune te Jashtme dhe Ambasaden e Britanise se Madhe. Sipas ministrit te jashtem Enver Hoxhaj konferenca te tilla do te mbahen rregullisht cdo vit ne menyre qe Kosova ti shtoje aktivitetet e veta diplomatike qe kane si synim sigurimin e mbeshtetjes nga diplomacite e vendeve te ndryshme ne bote.

Autor Bekim Shehu / Prishtine

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›