E Diel, 1 Nëntor 2026

Shume migrante legale - Komisioni i BE paraqet bazat e politikes se emigracionit evropian

Flukset e fundit te emigracionit nga Afrika e veriut ne Bashkimin Evropian ishin shume me pak se sa ishte pritur. Megjithate ekziston nje frike e perhapur ne BE per rrrezikun e ardhjes se miliona refugjateve qe kerkojne fatin e tyre ne Evrope. Dhe sidomos duke pasur parasysh problemet aktuale ekonomike shume evropiane pyesin veten nese do te kishte kuptim nje emigracion ne pergjithesi. Komisarja per Pune te Brendshme ne BE Cecilia Malmstrm ka nje pergjigje te qarte Nje rezistence e paster nuk mund te jete zgjidhje pikerisht nga interesat e veta evropiane

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Cecilia Malmstrm Pavaresisht nga papunesia e larte sot ne BE ne do te duhet ne nje te ardhme te afert per shkak te zhvillimeve demografike te kemi nevoje per me teper migrim te fuqise punetore. Nevojat do te ndryshojne ne varesi te vendit ne BE per vendin e BE-se dhe vendimi eshte ne dore te shteteve anetare. Ne si Komision perpiqemi qe te lehtesojem procesin per te promovuar levizjen qe emigracioni te behet sa te jete e mundur i dobishem.

Komisoni synon para se gjithash per kete te lidhet me vendet e Afrikes veriore te ashtuquajtura patneritete te levizshme. Me Tunizine dhe Marokun ato jane duke u pergatitur Egjipti dhe Libia pasojne me pas. Ketu jane te perfshira te dyja aspektet Migracioni vullnetar do te lehtesohet dhe dhe do te evitohen te padeshiruarit.

Disa kategori personash per shembull biznesmene studente apo hulumtues shume shpejt do te marrin viza ose nuk e kane me te nevojshme marrjen e vizes. Po ashtu do te lehtesohet levizja e forcave te puneve sezonale te cilet duan te kthehen perseri ne vendin e tyre. Persa i perket migracionit te parregullt Komisioni pret ne menyre te qarte nje bashkepunim te vendeve te treta ne zonat qe lidhen me sigurine duke perfshire edhe nje bashkepunim te plote kunder trafikimit te qenieve njerezore.

Per ti dhene migranteve informacione te plota e realiste Komisioni diten e premte18.11 ka publikuar nje portal te ri ne internet. Ne adresen ec.europa.eu/immigration kushdo mund te informohet ne gjuhen angleze dhe franceze arabisht dhe spanjisht shume shpejt beri te ditur Malmstrom

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese - refugjate ne GreqiShume njerez qe duan te vijne ne vendet e BE-se nuk e dijne se cfare do te thote kjo per ata. Ata nuk e dijne se si duhet aplikuar per nje leje qendrimi nese ata kane nevoje per nje vize apo jo. Ata nuk jane te vetedijshme per rreziqet e mundshme. Edhe migrantet te cilet jane tashme ne BE shpesh nuk i njohin te drejtat e tyre. Dhe kjo eshte ne interesin e te gjitheve per te permiresuar komunikacionin ne menyre qe ne te kufizojme keqkuptimet dhe burokracite ne minimum.

Propozimet e komisares Malmstrm jane pjese e nje strategjie me te gjere te Komisionit per te lidhur ngushte politiken e migracionit me politiken e zhvillimit dhe poltiken e jashtme. Synimi eshte qe te shmanget migrimi i pakontrolluar duke permiresuar kushtet e jeteses ne vendet e origjines dhe njekohesisht per te drejtuar si duhet migrimin vullnetar. Megjithate komisarja e ka te veshtire lidhur me kete ne shume vende te BE-se. Per shkak se kundershtimi kunder cdo lloj imigrimi aktualisht eshte i madh.

Autor Christoph Hasselbach / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›