Birmania mban sot zgjedhjet parlamentare
Me mijëra birmanezë janë vënë në radhë përpara qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet, ku për herë të parë kandidon fituesja e çmimit Nobel, disidentja Aung San Suu Kyi.
Partia e saj, Liga Kombëtare për Demokracinë ka hyrë në garë për 45 vendet e Parlamentit, në zgjedhje të cilat ajo i ka kontestuar që prej vitit 1990.
Gazetarët e huaj dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë aksesin më të madh që kanë pasur ndonjëherë në Birmani, ndërsa Bashkimi Evropian ka lënë të kuptohet se nëse zgjedhjet shkojnë mbarë, mund të lehtësojë disa nga sanksionet.
Analistët thonë se nga të dhënat paraprake, duket se pjesëmarrja në votime është e lartë. Herën e fundit që në Birmani u mbajtën zgjedhjet në 2010, Suu Kyi ishte nën arrest shtëpiak ku qëndroi 15 vjet, dhe gjeneralët ishin në pushtet.