E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali vullkani Etna ne aktivitet

Vullkani Etna është sërish në aktivitet, për herë të pestë brenda këtij viti. Që në orët e para të mëngjesit, janë konsideruear lum,enj llave ato që kanë dalë nga krateri I ri i formuar në juglindje të vullkanit. Pas kësaj kanë vijuar shpërthimet dhe lëkundje të lehta sizmike që janë ndjerë sidomos në provincën e Mesinës. Hiri i vullkanit ka rënë në qendrat e banuara pikërisht në këmbët e Etnas. Por ky aktivizim i ri i vullkanit nuk ka ndikuar në trafikun ajror, pasi aeroporti Katanias ka vijuar punën rregullisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›