E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Populli i Sirise nuk eshte vetem

Kryeministri turk Rexhep Tayp Erdogan i ka premtuar popullit sirian që ai nuk do të jetë vetëm. Deklarata e tij erdhi ne takimin me ministrat e jashtëm të 70 vendeve perëndimore dhe arabe, të cilet po marrin pjesë në takimin “Miqtë e Sirisë” për të diskutuar mbi situatën në Siri. “ Njerëzit në Siri po vdesin dhe lagje të tëra janë rrethuar nga forca ushtarake”-tha Erdogan. Po mbahet në Stamboll takimi 'Miqtë e Sirisë', gjatë të cilit opozita siriane takon mbështetësit e saj perëndimorë.
Ministrat e Jashtëm, diskutojnë për të gjetur një rrugë që do t’i japë zgjidhje krizës siriane. Përpara takimit të të ashtuquajturve “grupit të Miqve të Sirisë”, liderat e opozitës në Siri u bënë thirrje rebelëve që të rrokin armët dhe të përshkallëzojnë luftën e tyre kundër regjimit, pavarësisht përgjigjes jashtë çdo proporcioni të autoriteteve ndaj tyre. Opozita siriane vazhdon të mbetet e ndarë dhe nuk ka pranuar ende formalisht planin e paqes së OKB-së, ndërsa mundësia e një ndërhyrjeje ushtarake të Perëndimit në Siri është pothuajse zero. Përfaqësues të opozitës takohen me ministrat e jashtëm të fuqive perëndimore, përfshirë Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, opozita ka marrë garanci nga ana e komunitetit ndërkombëtar për mbështetje, ndërsa po përpiqet të forcojë pozitat e saj në vend, përpara një armëpushimi te paraqitur nga Annan. Takimi i Stambollit vjen në një kohë kur 25 viktima të reja u regjistruan në luftimet e së shtunës, ndërsa forcat qeveritare vazhduan të bombardojnë zona urbane. Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 9 mijë persona kanë mbetur viktimë e konfliktit të nisur në mars 2011 në Siri, por raporte paralele të aktivistëve e ngrenë bilancin deri në dy herë më shumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›