Birmani fiton San Suu Kyi
Pas 15 vjetësh arrest shtëpie Aung San Su Ki do të jetë pjesë e parlamentit birmanez. Lajmi është konfirmuar nga partia e saj Liga Kombëtare për Demokracinë, e cila bën të ditur se ka arritur të marrë 99 përqind të votave. Zgjedhjet në Birmani do të caktojnë 45 vende nga 1160 që ka parlamenti. Parti ae Su Ki-së ka denoncuar në të njëjtën kohë edhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor por gjithësesi I ka bërë thorrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në votime. Në Rangun, e cila prej vitesh qeveriset nga junta ushtarake, do të caktohen 25 për qind e vendeve në parlament. Por me anë të këtyre votimeve mund të hapet dhe një hapësirë e papritur e demokratizimit të vendit. Në gjysmë shekulli të historisë së Mianmar-it zgjedhjet janë mbajtur vetëm tre herë.