E Shtunë, 31 Tetor 2026

14 vjet e vdekur, figuron gjalle ne gjendjen civile

Ka 14 vjet që ka vdekur në një aksident vogëlushja 7-vjeçare Margarita Aliaj por ende egziston e gjallë në rregjistrat e gjëndjes civile të bashkis të Beratit. Lajmin e rrall e deklaron vetë babaj i vajzës Zenel Aliaj banor i lagjes Kushtrim të rajonit tre 3 të bashkis të beratit. Isha në gjëndjen civile 3 muaj më parë dhe kërkova një certifikat për hallet e mija familjare, dhe mësova se kisha ende gjall vajzën që ka 14 vjet që më ka vdekur në një aksident rrugor në moshën 7 vjece. Kërkesa që bëra për certifikat më lëndoj plagën që për prindërit është e pa mbyllur por që më pas mos crregjistrimi i saj më ka hapur dhe disa probleme të tjera. Atë ditë punonjsja e gjendjes civile nuk ma dha certifikatën që unë doja me pretendimin se vajzën e ke gjallë. Kështu ka filluar të tregoj hallin e tij 60 vjecari Zenel Aliaj i cili prej asaj dite vazhdon të përjetoj veç dhimbjes të kthyer në hall por dhe mos zgjidhjen e këtij problemi mollor të tij për arsye ndoshta të burokracis të pushtetit vendor apo të pakujdesis të punonjses të 14 vjet më parë në këtë gjendje civile. Kam tre moja që nuk marë dotë çertifikatën edhe pse nuk kam lënë zyrë të pushtetit vendor pa trokitur ka pohuar për gazetën 60 vjecari Zenel Aliaj, por ende halli im nuk është zgjidhur. Nuk di ku të ankohem ka vijuar më tej 60 vjecari ndërsa ka marë të njëjtën përgjigje nga të gjith pushtetarër lokal -- drejtoju gjyqit ... !!!!. unë nuk ka as lek dhe deri tani nuk I njohë dyert e gjyqit dhe për muan nuk kam pse të shkoj atje pasi unë e di se ka shtet dhe kjo është detyrë e pushtetit vendor dhe e punonjsjes përkatëse. Në vitin që më ka ndodhur halli tragjik për familjen time unë kam marë dekumenta nga spitali dhe i kam dërguar në gjendjen civile dhe më pas nuk e di se cfar është bërë por di vetëm që kur shkova në gjendjen civile më doli problemi që po tregoj. I gjendur përball këtij fakti dhe mungesës apo neglizhencës për të ma zgjidhur problemin u drejtova tek ju pasi ndoshta nëpërmjet këtij apeli më zgjidhet problemi apo halli që kam.
Ngjarja  
Më 21 Korrik të vitit 1996 në një aksident rrugor në një nga rrugët e lagjes ku banoj një makin më aksidentoj për vdekje vajzën time në moshan 7 vjece. Unë isha në punë dhe kalimtar të rastësishëm e dërguan vajzën e vogël në spital ku dhe atje vdeiq në duarët e mjekve. Sapo më lajmruan unë shkova nga puna në spital, por vajza kishte vdekur dhe unë nuk munda ti thosha asnjë fjalë më pas mora trupin e pa jetë të vajzës time të vovgël 7 vjecë në klasën e parë në shtëpi. Tragjedia që më ndodhi në ato momente më bëri gjysëm njëriu, por hallin dhe dhimbjen më ktheu pushteti vendor I bashkis të beratit I cili për mungës të neglizhencës të punonjsve mos përfillës bërë që edhe sot pas 14 vjetve vajza ime të egzistoj e gjall në letra.. ahhhh sikur të ishte kështu de fakto, por ja që qënka thënë që vec të tjerave pushteti vendor jo vetëm që nuk të zgjidh hallet por edhe të lëndon atop lag që ndoshtë nuk shërohen kurr por kanë zënë kore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›