E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birth or not Te abortojme apo jo

Zera Femerore

Ta lindim apo jo ndash Kjo eshte pyetja e nje cifti amerikan Pete dhe Alisha Arnold te cilet kane krijuar faqen e internetit www.birthornot.com ku pranojne votime dhe opinione mbi pikepyetjen me te madhe te jetes se tyre. Ta lindin apo ta abortojne krijesen e tyre tashme 17-javeshe Ne faqen e internetit dy bashkeshortet tridhjetevjecare shprehin shqetesimin e tyre teper serioz Alisha eshte e trembur sepse ardhja e nje femije ne jete do te kerkoje prej saj qe ajo te jete nje nene e persosur nderkohe qe ajo punon me kohe te plote kerkesa te cilat e frikesojne kaq shume ate saqe trembet per nje depresion nervor. Me nje veshtrim te pare kjo percapje e ketij cifti duket nje palacollek. Njerez mosmirenjohes qe nuk dine te vleresojne cfare u jepet. Me mijera cifte te tjera stermundohen ne procese te panumerta e te dhimbshme mjekesore per te arritur ngjizjen e nje femije ndersa keta te dy bejne naze Jo po ta mbajme. Jo po ta heqim. Jo po kemi frike. Pjesa me e madhe e opinionit do ta shihte kete si nje lajthitje moderne. Njerez qe nuk dine te vleresojne jeten dhe kane harruar te kuptojne misionin fillestar ate te sjelljes se pasardhesve ne jete.

Por ndoshta duhet te shohim pak me thelle ne kete ngjarje. Ndoshta perpara se te lindesh nje femije duhen bere shume pyetje. Pyetje te cilat nje pjese e mire e cifteve shqiptare nuk i bejne. Arsyet kryesore pse nje pjese e mire e femrave ketu ne vendin tone vendosin te abortojne nje femije jane te ndryshme por kurrsesi nuk ngjajne me arsyen absurde te ciftit amerikan.

Keshtu nje pjese vendosin te abortojne sepse kane lidhje paramartesore dhe nuk kane vendosur te lidhen ende me kurore. Nje pjese tjeter sepse nuk kane kushte financiare per te rritur nje femije. Nje pjese sepse embrioni eshte femer ndersa cifti deshiron nje djale. Nje pjese sepse nuk duan femije te tjere. Nje pjese sepse femijen nuk e kane me burrin e tyre por me nje tjeter partner dhe kane frike se tanime me shpikjen e analizave te ADN-se tradhtia do te vertetohet shume lehte. Nderkohe shume te pakte jane abortet per shkaqe mjekesore. Pra deri me tani nuk para ndodh qe femrat apo ciftet shqiptare te mendojne si shkak te abortit nje arsye me te madhe se keto qe permendem me lart nje arsye qe vertet perben thelbin e deshires per te sjelle nje pasardhes A do jem e afte te rris nje femije Kjo pyetje ne dukje kaq e thjeshte nuk kerkon pergjigjen qe japin te gjithe Femija ka fatin e vet dhe ne nje menyre apo ne nje tjeter do te rritet. Jo. Te rrisesh nje femije nuk do te thote vetem ti japesh per te ngrene. Ta lash e ta pastrosh. A do te jemi te afte ta rrisim nje femije Kjo pyetje permban ne vetvete me mijera pyetje te tjera A do te jemi te afte ti japim femijes sone me te miren A do te jemi te afte qe dhe ne castet e zemerimit ne cift atij ti kalojme vetem dashuri A do jemi te afte qe edhe nese divorcohemi femija jone nuk do behet trofe lufte A do te jemi te afte ta edukojme kete femije duke i dhene maksimumin e dijeve tona Por valle a kemi mjaftueshem dituri per ta edukuar kete femije A do te jemi ne gjendje ti pergjigjemi te gjitha pyetjeve te zgjuara qe do te na beje pa e genjyer apo pa e shtyre per me vone A do te jemi te afte ti shpjegojme gabimet e bera ne jete Po zgjidhjet e mira apo te gabuara qe kemi bere A do te jemi te afte qe nga nje femije ta shnderrojme ne njeri Njeri me vlera per veten e vet. Njeri qe do dije te sillet. Njeri qe do dije te vleresoje. Njeri qe do dije te jete mirenjohes. Njeri qe do dije te mendoje te reflektoje e te gjykoje drejt. Njeri qe do dije te beje pyetje te zgjuara. Njeri qe do te kete vlera dhe do dije tia percjelle shoqerise. Sot ne vendin tone askush nuk vdes nga uria. Por shume te tjere jetojne duke vuajtur urine e dijes urine e drites urine e njohjes urine e dashurise urine per te verteten urine per gezimin e cliret per te qeshuren per perqafimin e ngrohte. Ndoshta jane keto pyetjet e verteta qe dy prinder duhet te bejme perpara se te vendosin te sjellim ne jete nje femije.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›