E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bona e vogel 47 vjecare qe jeton edhe per te tjeret

Mes problemeve te shoqerise gjenit qe nuk e lejoi te rritej dhe mbylljes ne kafazin shtepi

Ajo eshte 47 vjece e megjithate eshte e gjate me pak se 1 meter...

Valbona Berberi jeton ne nje prej lagjeve me te njohura te kryeqytetit me motren e cila eshte krejt normale dhe me babane qe eshte i verber prej 20 vitesh. Ndryshe nga e motra dhe babai ajo vuan nga nje forme e rralle nanizmi semundje me te cilen perballen qindra persona ne te gjithe boten.

Dy vjet perpara se mamaja te humbte jeten perpiqej te me qetesonte dhe te me perkedhelte teksa me shpjegonte arsyen se pse isha ndryshe nga te tjeret. Ajo thoshte se une kisha mbetur xhuxhe si pasoje e nje temperature te larte qe kisha kaluar ne moshen trevjecare. Sipas saj ky ishte momenti kur zhvillimi i trupit tim filloi te ngadalesohej deri sa u nderpre plotesisht rrefen Bona sic e therret me perkedheli e motra dhe mikeshat e saj me te mira.

Ndonese na shpjegon copeza nga historia e jetes pamja e saj merr nje ngjyre tjeter. Duket sikur edhe ajo vete nuk e beson fjalen e prinderve. Jam e sigurt qe prinderit e mi jane treguar gjithmone te kujdesshem per te mos me lenduar mua. Ndoshta kane menduar se duke e justifikuar ne kete menyre te qenin tim ndryshe nga te tjeret une do te ndihesha me mire por ne fakt nuk eshte keshtuhellip Thelle brenda vetes sime e di qe kam lindur xhuxhe por prinderit nuk kane dashur ta pranojne kurre ne syte e mi qe lsquofaji mund te kete qene i tyre tregon 47-vjecarja.

Te bisedoje me te ishte shume bukur. Qetesia zgjuarsia apo embelsia qe e karakterizonin te clodhte por dhimbja dhe jeta e saj e endur mes peripecish te panumerta te rreqethnin mishin.

Bona tregon se ka qene nxenese shume e mire madje pohon se i pelqente shume te lexonte. Me te perfunduar arsimin e ciklit te ulet 47-vjecarja per shkak te trupit te saj te vockel nuk mundi te perballonte diskriminimin dhe talljet e herepashershme qe leshonin shkarazi kushdo qe e shikonte teksa kalonte ne rruge.

Eumlshte pikerisht ky momenti kur jeta e saj merr nje rrjedhe krejt tjeterhellip

Bota e saj fillon te marre nje dimension te ri. Ky eshte casti kur ajo shkeput cdo marredhenie me realitetin. Jeta e saj qe prej me shume se 35 vjetesh eshte mbyllur ne nje kafaz qe mban emrin shtepi. Mes dhimbjesh lotesh merzitjeve deshires per te jetuar dhe per te mos u dorezuar ajo mbahet perseri ne kembe ndonese tregon se nuk do kishte dashur te ekzistonte fare.
Fshesa me korrent apo detergjentet jane mikeshat e saj me te ngushta. Ajo fle dhe zgjohet me to.

Ndonese eshte denuar per te mos jetuar si gjithe te tjeret Zoti i ka deleguar edhe nje detyre tjeter te kujdeset per te atin i cili nuk shikon prej 20 vitesh. Bona kujdeset per te si ta kishte femijen e saj. E megjithate ajo thote se e ndihmon edhe e motra e cila edhe pse eshte krejt normale i ka mohuar vetes te drejten per te krijuar familjen e saj. Ajo gjithashtu ka pranuar te vetesakrifikohet per tiu dedikuar te atit dhe motres se saj qe thote se nuk do ta linte kurre vetem.

Histori me te vertete prekese. Edhe pse Bona eshte nje gjysme njeriu sic e quan ajo me vetedije veten duhet te gjeje forcen per tu sherbyer te tjereve. Force qe i buron nga shpirti dhe nga syte qe duket sikur shprehin miresi te pashtershme. Shpeshhere vuaj me veten por ne me te shumten e rasteve mendoj se Zoti e kishte nje arsye kur me krijoi. Ndoshta jam ne kete jete jo per veten time por me misionin per te ndihmuar te tjerethellip rrefen Valbona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›