Vendlindja lenda qe zhvillohet pa tekst prej tre muajsh
Tekstet qe qarkullojne aktualisht ne shkollat nentevjecare te Republikes se Shqiperise konsiderohen cilesore per sa kohe cdo liber mban vulen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences.
Deri ketu duket se gjithcka shkon mire por ka edhe nga ato raste kur nje prej lendeve te kurrikules baze sic eshte vendlindja zhvillohet si lende pa pasur nje tekst specifik. Nje situate e tille perben pa dyshim problem si per nxenesit mesuesit dhe prinderit te cilet perballen me veshtiresi te panumerta per te pertypur lenden ne menyre efikase.
Ndonese ka afro tre muaj qe ka startuar viti i ri shkollor lenda vendlindje nuk ka nje tekst te posacem per pasoje edhe menyra e shpjegimit te saj eshte totalisht ne ajer.
Nese mesuesi jep lenden e gjuhes shqipe e argumenton apo e shpjegon ate ne baze te nje teksti qe verteton gjithcka thote ai. Ne kete menyre nxenesit e kane me te lehte per tu orientuar apo per ta mesuar nese jane treguar te pavemendshem gjate ores kur mesuesi perkates ka bere shpjegimin e nje teme te caktuar.
E kunderta ndodh me lenden vendlindje e cila as nuk vertetohet dhe as nuk shpjegohet ne ndonje liber konkret.
Mesuesit e shkollave nentevjecare ankohen se nuk dine ku te bazohen per te bere shpjegimin e kesaj lende. Ata jane te shqetesuar qe per tre vjet me radhe Ministria e Arsimit nuk ka gjetur ende nje zgjidhje per tua lehtesuar punen atyre por edhe nxenesve te cilet po perballen me veshtiresi ne te mesuar.
Ne kete kuader mesuesit kane propozuar nje alternative lehtesuese sic eshte interneti. Ndonese u pretendua se kjo do te ishte nje nga zgjidhjet me te pershtatshme perkohesisht disa nxenes ankohen se nuk dine ta perdorin kompjuterin ndersa te tjere pohojne se nuk kane para per te frekuentuar qendrat e internetit.