Veteranet e Luftes Antifashiste sot jetojne mbi 11 mije
Ne vitin 2010 atehere kur 28 dhe 29 Nentori ndihet vaket ne kryeqytet 11500 veterane te Luftes Nacional Clirimtare kujtojne ditet e tyre me arme ne dore dhe u tregojne historine e paster niperve e mbesave. Mosha mesatare e tyre eshte rreth 75 vjec. Numri real i veteraneve gjate ketyre 20 viteve ka qene gjithmone teme diskutimi e megjithate numri i perfituesve per shkak te statusit te veteranit aktualisht eshte 11500. Shifra konfirmohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.
Nuk kane munguar edhe rastet kur dokumentacioni i dorezuar strukturave shteterore ka qene i rreme dhe qytetaret kane perfituar pagesa te vecanta per shkak te statusit qe pretendonin te kishin. Shteti financon organizatat e veteraneve te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare dhe organizatat e tjera te veteraneve te kesaj lufte. Masa vjetore e financimit percaktohet ne buxhetin e shtetit. Ministria e Mbrojtjes ben ndarjen e fondit duke u bazuar ne numrin e anetareve te cdo organizate qe ka perfituar statusin e veteranit te luftes.
StatusiSipas legjislacionit te miratuar pas viteve lsquo90 statusin e veteranit te luftes e perfitojne te gjithe shtetasit shqiptare dhe te huaj qe luftuan kunder pushtuesve nazifashiste dhe bashkepunetoreve te tyre qe nga 7 prilli i vitit 1939 deri ne diten e Clirimit te Shqiperise luftetaret e inkuadruar ne ato njesi te ushtrise qe luftuan jashte kufijve te Atdheut deri me 9 maj 1945. Mbajne statusin e veteranit ata qe kane zhvilluar veprimtari te organizuar ne ilegalitet ne prapavije te armikut e ne zona te cliruara kryefamiljaret e atehershem te familjeve te njohura si baza te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te burgosurit dhe te internuarit ne burgjet dhe ne kampet nazifashiste brenda dhe jashte vendit si dhe shtetasit shqiptare qe kane marre pjese aktive ne lufte kunder nazifashizmit ne vende te tjera.
ShperblimiSipas vendimeve te Keshillit te Ministrave pas vdekjes se veteranit te drejten e shperblimit mujor e perfitojne vetem bashkeshorti i paafte per pune te miturit dhe persona te tjere te paafte per pune ne ngarkim te tij kur nuk perfitojne pensione nga sigurimet shoqerore. Familjeve te veteraneve te vdekur para daljes se ketij statuti qe e perfitojne ate u jepet nje shperblim i menjehershem perjashtuar familjeve te atyre veteraneve qe e perfitonin shtesen e pjesemarrjes ne lufte. Masa e shperblimit ndryshohet ne varesi nga indeksi i cmimeve dhe inflacionit. Veteranet gezojne te drejten e kurimit falas ne spitalet klinikat dentare dhe qendrat e kurimit qe financohen nga shteti si dhe perfitojne falas barnat per semundje kronike sipas kritereve te caktuara nga Keshilli i Ministrave. Veteraneve u sigurohet falas udhetimi me mjetet e komunikacionit urban shteteror kurse udhetimi interurban shteteror me gjysme cmimi. Per kete si dokument provues sherben libreza e veteranit.
Ligji shqiptar parashikon se organet e pushtetit lokal duhet tu japin perparesi zgjidhjes se kerkesave te veteraneve per strehim duke mbajtur parasysh kushtet vecorite dhe gjendjen shendetesore te tyre. Veteranet gezojne te drejten e pushimit ne shtepite e pushimit te punonjesve dhe ushtarakeve sipas cmimit te kohes se caktuar nga Keshilli i Ministrave. Kur mungojne dokumentet identifikuese per statusin e veteranit qenia veteran i luftes kunder pushtuesve nazifashiste mund te vertetohet me vendim te Komisionit prane Ministrise se Mbrojtjes.