E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e bardhe kryeqyteti gdhihet ne feste

Aktiviteti

Kryeqyteti eshte shnderruar dje ne nje arene festive. Per te shtatin vit radhazi Bashkia e Tiranes organizoi Naten e Bardhe duke i dhene nje tjeter dimension kulturor dhe sportiv metropolit. Pas ekspozitave dhe koncerteve per femije e te rritur ne mbremje u organizua nje koncert i madh ne uren e madhe te Bulevardit. Per shtate ore perforcuan grupet me te njohura artistike folklorike nga zona te ndryshme te Shqiperise. Edhe kete vit Bashkia e Tiranes hapi dyert duke i dhene mundesi cdo qytetari te vizitoje bashkine dhe te takoje kryebashkiakun Rama. Per te organizuar dhe zhvilluar aktivitetet Bashkia e Tiranes i dergoi nje shkrese Drejtorise se Policise qe te merrte te gjitha masat per te ndaluar qarkullimin i automjeteve nga ora 15 e deri ne mbremje ne disa nga rruget e kryeqytetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›