E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedat e djemve në kopësht

28/04/10 13:37

Erioni, Kika, Klodi e Mandi qëndrojnë në kopësht e ndër të tjerë flasin për insektet. Kika thotë me nënkuptim se ata që duan ta ngacmojnë dhe që janë të rrezikshëm, ai i eleminon. Erioni shprehet se Kika nuk i lë asnjëherë këto tema dhe Mandi e pyet se dhe kush i ka ngelur tjetër për ta eleminuar. Kika përgjigjet se do të merret me ato që e ngacmojnë, ndërsa Klodi ndërron temë dhe thotë se sot ka nevojë për shumë buzëqeshje nga të gjithë pasi nuk ndjehet shumë mirë. Kika shprehet se ai do të jetë shumë aktiv në buzëqeshjet e tij sot. Klodi i bën kafe Mandit dhe ia shërben.
Më pas Kika shkon në dhomë të zgjojë banorët që janë ende në gjumë, por tentativa e tij nuk është e suksesshme.
Djemtë në kopësht vazhdojnë bisedën, e Klodi kujton spektaklit e të shtunës së kaluar dhe i thotë se i ka shijuar shumë momentet kur ka kënduar Seldi dhe Kastriot Tusha. Mandi i thotë Klodit se ai gjithmonë ia ndrërpret bisedat, pasi Mandi ka qenë duke komentuar disa filma në momentet kur Klodi ka ndërhyrë.
Më tej djemtë flasin dhe për çmimn final dhe Kika premton se nëse e fiton ai, do ti qerasë dhe të gjitha paratë do ti shpenzojë në Tiranë. Klodi i thotë se ai duhet të jetë i zoti ta mbajë fjalën dhe dhe Kika pohon. Mandi shprehet se dhe ai i mban premtimet dhe shprehet se nëse do të fitojë, paratë do ti përdorë për biznesin e tij dhe për familjen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›