Trafik droge me makine diplomatike
Turqi- Zevendessekretari i ambasades shqiptare ne Shkup te Maqedonise, eshte kapur nga policia turke ndersa udhetonte me makinen e tij me targa diplomatike, ku gjate kontrollit fizik iu gjeten 65 kg lende narkotike heroine. Ky skandal eshte zbuluar pas hetimeve te nisura nga agjentet, ne nje operacion teper sekret. Agim Haxhiu eshte ndalur ne flagrance ndersa kthehej nga Turqia per ne Maqedoni, ndersa mesohet se hetimet jane iniciuar nga shteti fqinj, ku dhe i dyshuari kryente funksione diplomatike. Lajmi eshte konfirmuar dje nga zyrtare te shtetit maqedonas dhe autoritete shqiptare, qe kane nisur paralelisht veprimet. Mesohet se arrestimi eshte bere qe prej dates 3 maj te ketij viti, por eshte publikuar ne Maqedoni nga mediat, vetem diten e djeshme.
Diplomati shqiptar, qe dikur ka punuar si gazetar ne media, ishte emeruar prej tre vjetesh ne kete detyre ne Maqedoni. Ditet e fundit ai kishte ndermarre nje udhetim me makinen e tij te punes per ne Turqi, por arsyet e vizites nuk jane bere ende publike. Po keshtu dhe itinerari i ndjekur dhe ndalesat qe ka kryer Agim Haxhiu. Ai eshte lokalizuar ne Stamboll me 2 maj dhe eshte ndjekur nga agjentet, qe duket se kane pasur informacione te sakta per veprimtarine e njeriut te veshur me "petkun" e diplomatit. Duke menduar se nuk do te kontrollohej, nje dite me pas Haxhiu ka rene ne gracke, ku ne rruget e Stambollit eshte ndaluar me makinen e tij me targa diplomatike. Ne pak ore, agjentet zbuluan ne pjesen e bagazhit te makines sasine prej 65 kg droge qe rezultoi se ishte e llojit heroine. Lenda narkotike vleresohet se ka qene e cilesise se mire dhe po te hidhej ne treg, siguronte nje perfitim deri ne 700 mije euro.
Hetimet kane vijuar per kater dite, pa bere publik lajmin se nje diplomat ishte arrestuar per "trafik nderkombetar droge" dhe me tej, shperdorim te detyres. Strukturat policore maqedonase dhe turke kane vepruar se bashku per te hetuar kete rast, duke menduar se pas zevendessekretarit te ambasades shqiptare ne Shkup, fshiheshin te tjere persona. Ambasada ne Maqedoni beri te ditur se prej disa ditesh Haxhiu nuk eshte paraqitur ne detyre dhe nuk kishin asnje informacion per fatin e tij, apo se ishte kapur ne Turqi me nje sasi te madhe narkotiku. Ministria e Brendshme maqedonase ende nuk ka dale ne nje deklarate zyrtare per ngjarjen, por njoftoi vertetesine e lajmit pa dhene detaje te operacionit.
A. Q.
Precedenti
Kapja me kokaine e shoferit te ambasades ne Itali
Nuk eshte hera e pare qe diplomate apo punonjes te ambasadave shqiptare, ne vende te ndryshme te botes kapen me droge ne makinat e punes apo ato private. Disa muaj me pare shoferi i ambasades shqiptare ne Rome, Arsen Selmanllari, u arrestua pasi iu gjet 1 kg kokaine ne automjetin me targa diplomatike, teksa kishte takuar te dashuren e tij, po shqiptare, ne nje zone te Milanos. Bashke me shoferin e ambasades shqiptare, u arrestua edhe e dashura, emri i te ciles nuk eshte publikuar nga autoritetet italiane. Arrestimet u kryen gjate nje kontrolli policor ne autostrade. Sjellja e shqiptareve, ka lindur dyshime te policet qe gjate kontrollit te bagazhit te makines, ku gjeten dhe sasine me 1 kilograme kokaine.
Ministria: Braktisi detyren, Haxhiut i hiqet imuniteti
Arrestimi i punonjesit te ambasades shqiptare ne Shkup te Maqedonise, ka vene ne levizje edhe Ministrine e Jashtme ne Tirane. Permes nje njoftimi per shtyp, dikasteri i diplomacise zyrtarizon heqjen e imunitetit te sekretarit te ambasades. "Ministria e Puneve te Jashtme ben te ditur se Agim Haxhiu, ish-sekretar i dyte prane Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Maqedoni, me motivin per braktisje te pajustifikueshme te detyres qe nga data 1 maj deri me date 6 maj 2009, eshte liruar nga detyra me urdher te Ministrit te Puneve te Jashtme", thuhet ne deklaraten zyrtare te MJ-se. Ky vendim si dhe heqja e cdo privilegji dhe imunitetit diplomatik, mesohet se i eshte bere e ditur zyrtarisht edhe pales maqedonase.