Holanda ekstradon Zgurin, akuzohet per trafik droge
Tirane- Interpol Tirana ka ekstraduar dje, nje te denuar per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". Jorgo (Edison) Zguri eshte sjelle me pranga ne duar prej agjenteve nga Holanda. Burime zyrtare thane se Zguri, ne bashkepunim me disa persona te tjere, kane tentuar te trafikojne 10 kg heroine, drejt shtetit Grek. Ngjarja mesohet te kete ndodhur ne daten 29 gusht te vitit 2007. Sipas policise, diten e ngjarjes, pas arrestimit ne flagrance te shoferit dhe disa bashkepunetoreve te tjere, Jorgo Zguri ka mundur te largohet nga vendi yne, duke i shpetuar arrestimit. Mesohet se ai eshte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, me vendim nr 230 te dates 30 tetor 2007, qe i ka caktuar masen e sigurise "arrest me burg". Prokuroria e akuzon te pandehurin per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike", kryer ne bashkepunim. Ne ditet ne vazhdim Zgurit, do t'i komunikohet nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda vepra penale, si dhe masa e sigurise qe eshte caktuar ne mungese. I dyshuari ka mundur t'i shpetoje ndjekjes per dy vjet, por eshte kapur ne Holande pas nje aksioni te agjenteve te Interpol Tiranes, ne bashkepunim me homologet e tyre.
R. C.
R. C.