E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë me një mik

Vargje nga Arben Duka

Kjo vegla që unë po shkruaj,
radhë-radhë e fletë-fletë,
ty të duket stilolaps,
po është thjesht një pistoletë!

Dhe këtë takëmin tjetër,
stilograf më bojën blozë,
e përdor dhe për të shkruar,
po më shumë si mitraloz!

Këllëfi që mbaj gjyzlykët,
Që në çantë unë e fus,
ka funksion krejt të dyfishtë,
është nervo-paralizus!

Kjo këtu është një çadër,
që pret shiun me shtrëngata,
por me sustë mund të kthehet,
në një mjet që hedh granata!

Ty të duket celular,
kjo vegël që vë në vesh,
po me të bllokon radarë,
dhe avionët po tu desh!

Ky mjet që dëgjoj këngët,
të duket magnetofon,
mund të bëhet flakëhedhës,
po ti shtypësh një buton!

Ky bastun që mbaj në dorë,
është çudi me të vërtetë,
në rrezik e në nevojë,
ai kthehet në raketë!

Dhe unë që jam para teje,
ty të dukem si artist,
po në inde dhe në deje,
jam i gjithi terrorist!

Duke ikur do mendosh,
se ke folur me Arbenin,
asnjëherë sdo të kuptosh,
se ke qenë me Bin Ladenin!

Pyeteni xhaxha Saliun,
që më shumë gjëra të dini,
gjithë ketë teknologji,
e mundësoi Kristaq Edvini!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›