E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada shqiptare pa simbole kombëtare

Share

Nga Peter Tase

Është hera e dytë që vij në Uashington DC për studime. Në vitin 2006,  për të kryer një internshipnë Kongresin Amerikan,  para se të shkoja me shërbim si vullnetar i Korpusit të Paqes në Paraguaj dhe, në vitin 2010, përsëri në kryeqytetin Amerikan, për të vazhduar studimet për master në Institutin e Politikave Botërore

Duke  qenë larg Atdheut, prej më shumë se dhjetë vjetësh e kam  të vështirë të gjykoj progresin e vërtetë që ka arritur lidershipi dhe populli shqiptar gjatë dekadës së fundit. Por të vjen keq kur dëgjon nga media se Bashkimi Europian ende nuk i ka bërë ftesën zyrtare Shqipërisë për të qënë vend kandidat, ashtu sikurse edhe disa nga shtetet  fqinjë.

Kaloj çdo mëngjes para godinës së ambasadës Shqiptare, të vetmes pronë të shtetit shqiptar që ndodhet pranë rrugës Konektikat. Një ndërtesë e lartë dhe shumë e bukur dhe e ndërtuar me gurë të skalitur.  Ajo renditet ndër godinat më të vjetra dhe me vlera historike të këtij qyteti. Me radhë vijnë ato të Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilat qëndrojnë dinjitoze  me arritjen e tyre për tu renditur rishtazi  krah për krah me vendet e tjera të zhvilluara të Europës. Ndoshta është vetëm një iluzion, por flamuri i tyre më duket më i madh dhe sikur është ngritur edhe më lart se herët e tjera!

Kaloj çdo mëngjes para godinës së ambasadës Shqiptare i pushtuar nga dëshira se edhe  kjo pakëz tokë shqiptare, më e bukura në rrugën Konektikat të këtij kryeqyteti të Botës do ta kishte ngritur më në fund atë flamur të rrallë, kuq e zi, të zbukuruar nga përkrenarja e Skënderbeut, në bedenat e asaj godine si kështjellë mes ndërtesave të tjera të ambasadave që e rrethojnë. Por nuk paska qënë e thënë! Flamuri shqiptar nuk u ngrit në këtë shtëpi- kala në zemër të Amerikës as edhe në Ditën e Flamurit! U mbulua Shqipëria dhe Kosova me flamuj. Nuk mbeti asnjë qoshe e Tiranës dhe e Prishtinës pa flamuj të kuq, presidentët dhe kryeministrat, politikanët, diplomatët dhe atashetë bënin parada të rrethuar nga flamujt e kuq duke të kujtuar proçesionet e gjeneralëve nga historia e lashtësisë romake.  Një flamur gjigand nisi rrugëtimin nga Vlora në Prishtinë por ndonjë flamurkëz e vogël nuk arriti të fluturonte këtu, përtej oqeanit, në këtë kryeqytet të botës së emigracionit, në Atdheun e Lirë që na ka dhënë edhe neve shqiptarëve një copëz tokë nga e veta për ta ndërtuar këtu edhe ne, shqiptarët, kryeqytetin tonë.

Nuk më bën zemra më të kaloj pranë këtij monumenti të braktisur që më kujton statujën e Nënës Shqipëri, Ditën e Flamurit, e akullt, pa jetë dhe e fyer,  tek e shihte veten të rrethuar nga një botë hipokrite! E ku ka vend më të bukur në botë, më mirë se në Capitolin  shqiptar, këtu në DC për të valëvitur Shqiponjën Dykrenare!

Më duhet të kaloj çdo mëngjes para kësaj Statuje shqiptare, të fyer dhe të trishtuar në tokën Amerikane, që na hapi dyert e saj neve shqiptareve, për ti treguar botës flamurin tonë, dhe për ti bërë të njohur botës se jemi një nga nga kombet më të vjetra të Europës që kemi historinë, gjuhë dhe flamurin tonë. Jam unë, Petër Tase, shqiptari nga Shqipëria, që pata fatin të më jepej mundësia për të studiuar politikat  botërore në këtë vend të mrekullueshëm, që marr përsipër misionin që të rihap portat e capitolit shqiptar e për të ngritur në kullën më të lartë të saj Flamurin me dy koka dhe me përkrenaren në mes, çuditërisht të ulur dhe të lënë në harresë nga politika bashkëkohore shqiptare.

Më duhet të kaloj çdo mëngjes para Capitolit shqiptar për të shqiptuar me zë të lartë të vetmen fjalë në gjuhën shqipe që unë mund të përdor përgjatë gjithë orëve të ditës të ngarkuara më aktivitete  në këtë botë të huaj, fjalën mirëmëngjes!  Në se është ditë me diell ngul më thellë kapelën me strehë si për të mbrojtur nga dielli i nxehtë i Uashingtonit kokën time pa flokë, dhe  tani në dimër  me jakën e palltos të ngritur sa më lart, jo më tepër nga të ftohtit se sa për të mbuluar fytyrën  dhe sytë që të mos shoh atë godinë të braktisur nga vetë Qeveria jonë (jo shqiptare!), të lënë shkretë, me mure të pluhurosura, me xhame të thyera dhe me kanatet e portës kryesore të çngjyrosura. Një pamje mjaft e rrallë për qytetet amerikane të shohësh hedhurina nëpër rrugë apo nëper hyrjet ose shkallët e ndërtesave! E, këtë pamje që unë nuk e ndesha as edhe në fshatin më të largët të Paraguajit, e shoh përditë në këtë copëz tokë shqiptare në mes të Amerikës!

Kaloj çdo mëngjes para statujës shqiptare pa simbole për ta përshëndetur dhe si për ti treguar se është një shqiptar që kalon përditë përgjatë rrugës Connecticut,  i cili ende di të flasë shqip.  Dhe frymën e mbaj për tek Ambasada e Paraguajit, ku vazhdoj të kryej një tjetër internship krahas shkollës.

Kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga ajo kohë kur, para se të shkoja me shërbim me Korpusin e Paqes në Amerikën Latine, fundjavat i kaloja në ambjentet e ambasadës shqiptare, mes shqiptarësh ku flitej shqip, ku këndohej shqip dhe bëhej politikë shqiptare.

Sa mirë do të ishte sikur të punësuarit e kësaj ambasade të kishin marrë me vete atje ku kanë shkuar, bashkë me flamurin, edhe atë pllakën metalike ku është shkruar me shkronja ngjyrë ari të ndryshkura nga koha: AMBASADA SHQIPTARE. Për fat të mirë ajo është e shkruar me alfabetin e gjuhës shqipe, dhe askush nga kalimtarët, veç meje, nuk e merr  vesh se kjo i përket atij vendit që me problemet e shumta në këto dy dekada është bërë i njohur në botë më shumë se kurrë ndonjëhërë me emrin: Albania and Albanians

Natyrisht, zyrtarët dhe ata që hyjnë e dalin nëpër godinat e ambasadave fqinjë, qofshin këta grekë, italianë apo të tjerë ballkanas  mund ta njohin për faktin se ajo është e vetmja godinë ambasade pa flamur, (edhe emblema nuk është plotësuar ende me përkrenaren e Skenderbeut!), por të paktën për një gjë jam i sigurt, se për, studentin e IWP-së që merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e tyre për të përgatitur dizertacionin  e tij mbi politikat botërore, nuk e dinë që ai është shqiptar! Si për ironi, përballë saj qëndron ambasada e Moldavisë që bashkë me Shqipërinë renditen  në dy vëndet më të varfëra të Evropës! Megjithatë, shteti i Moldavisë, siç duket, tregon kujdes të veçantë  për të valëvitur simbolet e saj, dhe, ndoshta, ndonje ditë, kushedi që mbase edhe mund bëjë ndonjëdonation për zyrtarët e ambasadës fqinjë, jo më shumë për simbole dhe flamurë, se sa për ruajtjen e mjedisit. (edhe ambasada e Kamerunit është duke u riparuar aktualisht, dhe flamuri i këtij shteti afrikan valëvitet gjithmonë përjashta godinës)

Flitet shpesh në Media se Shqipëria nuk është e prekur nga kriza globale që ka pushtuar Evropën dhe Amerikën Dëgjojmë  financierët ekspertë të qeverisë aktuale shqiptare të shpalosin arritjet e tyre

Dhe unë ende vazhdoj të eci i heshtur para kësaj godine, shtrengoj dhembët se nuk dua të flas dhe ti tregoj botës se çfarë po ndodh me Shqipërinë nga vetë shqiptarët. Dhe frymën e mbaj drejt e tek ambasada e Paraguajit, ku mund të flas vetëm anglisht, spanjisht, bile edhe gjuhën e indianëve vendas, guaranisht dhe vetëm shqip j

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›