E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë për nënën e Klodit

15/03/10 14:03

Gjatë qëndrimit jashtë nën rrezet e diellit, banorët bisedojnë për gjëra të ndryshme, për filmat, kinemanë, fëmijërinë, BB etj. Një ndër bisedat e tyre më interesante zhvillohet edhe për nënën e Klodiait. Hakiu është ai që hap bisedën për të duke e përgëzuar për daljen e saj gjatë spektakliti të së shtunës. Ai thotë se vetëm një grua e zonja dhe e fortë arrin ta bëjë atë që bëri ajo, të përkrah fëmijën e vet publikisht për një çëshje kaq delikate dhe mospranuese nga ana e shoqërisë shqiptare, siç është homoseksualiteti. Mendimin e tij e mbështesin edhe banorë të tjerë, Domenika dhe Valoni ku ky i fundit e quan Burrnesh. Ata flasin edhe për ngjashmëritë fizike të Klodit me nënën e tij. Në bisedë merr pjesë edhe Klodi vetë i cili u thotë banorëve se edhe ai vetë çuditet me forcën dhe zotësinë e nënës së tij. Ai u thotë banorëve se nëna e tij ka vuajtur shumë në jetë dhe gjithmonë i ka kaluar vetë të gjitha vështirësitë duke përfshirë edhe rritjen e 5 fëmijëve. Nuk arrin ta besosh, po të tregosh se sa shumë ka vuajtur ajo thotë Klodi. Më pas ai e mbyll bisedën dhe u kërkon banorëve që të futen brenda për të ngrënë drekë, por ata kundërshtojnë. Pas kësaj Klodi u kërkon që të luajnë dhe fillon të improvizojë një koreografi të krijuar nga ai vetë. Një pjesë e banorëve e shoqërojnë ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë shtirë duke biseduar për gjera të ndryshme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›