E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë telefonike mes presidentit amerikan dhe kryeministrit grek

BRUKSEL - Mbështetjen e plotë të SHBA-së për Greqinë, i garantoi presdienti amerikan Barack Omaba, kryeministrit grek Lukas Papadhimos, në një bisedë telefonike.

Presidenti Obama është shprehur se SHBA do të mbështesë Greqinë në mënyrë të qëndrueshme. SHBA janë një mik dhe aleat për Greqinë, gjatë kësaj kohe të vështirë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Karni, duke përmbledhur përmbajtjen e bisedimeve Obama - Papadhimos.

Në të njëjtën kohë, njoftimi vë në dukje se SHBA mbështet përpjekjet greke për të zbatuar kushtet e Programit të Bashkimit Evropian dhe FMN, me qëllim kapërcimin e krizës së borxhit nga Greqia.

(a.jo/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›