E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet skeleti 100-vjeçar ne Apoloni

Pas njoftimit nga arkeologet kane mbërritur ekspertet e policisë, ndërsa skeleti është dërguar për ekspertize mjeko ligjore ne institutin kriminalistik ne Tirane. Paraprakisht dyshohet qe eshtrat ti përkasin njërit prej tre dëshmoreve te monumenteve te vrare ne fillim te shekullit te kaluar. Ky skelet dhe gjetja e monedhës qe daton ne vitin 1918 hedh hipotezën qe mund te jete i njërit prej tre dëshmorëve te monumenteve te vrare ne këtë vend nga pushtuesit austriake. Ne vitin 2000 gjate gërmimeve qe ka kryer ne këtë seksion ekspedita e përbashkët shqiptaro-franceze janë gjetur edhe dy skelete te tjerë prej arkeologeve, te cilët me pas janë varrosur ne varrezat e fshatit. Ne këtë vend ne Gusht te vitit 1918 janë pushkatuar prej forcave austriake gjate Luftës se Pare Botërore Kamber Benja nga Përmeti, Abaz Taushani nga Elbasani dhe Bexhet Manastiri ne përpjekje për mbrojtjen e monumenteve te kulturës qe po grabiteshin nga pushtuesit. Për këtë ngjarje ne vitin 1980 është prodhuar edhe film i titulluar Dëshmoret e Monumenteve.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›