E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedime të fshehta Serbi – NATO

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Petar Petkovic, i ka bërë thirrje të hënën ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, që të tregojë se kush po kërkon në emër të Serbisë anëtarësim në NATO, në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të Beogradit për të mbetur shtet neutral në aspektin ushtarak.

Petkovic ka thënë se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, tregon se janë duke u mbajtur “negociata të fshehta për hyrjen e Serbisë në NATO”.

Sipas tij, Rasmussen ka deklaruar në Bullgari se do të bëjë maksimumin me qëllim të përfshirjes së Serbisë në NATO përmes qasjes “hap pas hapi, ashtu siç ka kërkuar pala serbe”.

Zyrtari i DSS’së thotë se ata përfaqësues të pushtetit serb që po bisedojnë për këtë duhet t’u thonë zyrtarëve të NATO’s se Serbia ushtarakisht është shtet neutral dhe për hyrjen e saj në ndonjë aleancë ushtarake serbët duhet të vendosin përmes referendumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›