YIHR: Stabiliteti i Kosovës përbën një “gjendje të ngrirë”
Ka pasur shumë përpjekje nga Qeveria që të merret përsipër prona mbi sektorin publik dhe të jetë pronësia mbi to, dhe vlera publike të varet nga lidershipi qeveritar, thuhet në raportin e YIHR-së.
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), të hënën ka publikuar raportin e shqyrtimit të qeverisjes në Kosovës, për nga spektri i lirisë së shprehjes, raport i cili vëzhgon mënyrat e ndryshme të kontrollit të cilat mund të hasen në sektor të ndryshëm në Kosovë, me ç’rast është mbajtur debat për diskutimin e këtij raporti.
Me temën “Dy vite pas: qeverisja nën llupë”, është mbajtur debat për të diskutuar raportin e publikuar të hënën nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Besa Luci, hulumtuese e lartë në Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, me rastin e publikimit të raportit “Kufizimi i hapësirës publike”, ka folur rreth çështjeve të cilat janë të përfshira në raportin si tërësi, duke thënë se ky raport ka vëzhguar mënyrat e ndryshme të kontrollit, të cilat mund të hasen në sektor të ndryshëm në Kosovë.
“Raporti në tërësi vëzhgon mënyrat e ndryshme të kontrollit, të cilat mund të hasen qoftë në spektra të ndryshme dhe sektor të ndryshëm në Kosovë, duke shikuar që nga praktikat e partive politike, limitimet dhe kufizimit me mediat dhe raportim, presionin mbi punën e shërbimeve publike, po ashtu i japim një pasqyrë zgjedhjeve të fundit komunale, po ashtu tregtinë, se si këto dukuri po ndikojnë edhe vazhdueshmërinë e varësisë sonë dhe proceset ndërkombëtare. Ndërkohë pjesa e dytë e raportit përqendrohet në presionet e përqendruara nga praktikat në nivelin e ulët të papunësisë, problemet thelbësore në prokurimin publik, kufizime në konkurrencën e tregut dhe të hyrat e sektorit privat”, ka thënë ajo.
Robert Hardh, drejtor ekzekutiv i Mbrojtësit të të Drejtave Civile, ka thënë se përmirësimi gjatë tërë këtyre viteve në Kosovë ka qenë i dukshëm dhe atë jo vetëm kur lexohen raporte të ndryshme, por kjo ka ndodh pasi që është punuar në menaxhimin dhe fuqizimin e shoqërisë civile në Kosovë, dhe sipas tij përmbajtja e këtij raporti në përjashtim shkeljet, të cilat janë theksuar sa u përket të drejtave të njeriut, flet edhe për mësime të rëndësishme.
“Vet përmbajtja e raportit në përjashtim të shkeljeve, të cilat janë theksuar në këtë raport sa u përket të drejtave të njeriut, mendoj që fletë për mësimet më të rëndësishme që duhet të nxjerrën nga ky raport sa i përket mposhtjes së zërave kritik dhe metodave të ndryshme. Mendoj që kjo është një çështje e rëndësishme që një organizatë si Iniciativa Rinore i qet në sipërfaqe problemet me të cilat ne ballafaqohemi këtu në Kosovë, dhe kjo ka të bëjë me fuqizimin e lirisë aë shprehjes në shoqërinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Alex Anderson, autor i raportit, ka thënë se në raport shihet se ka pasur shumë përpjekje nga Qeveria që të merr përsipër pronësinë e sektorit publik dhe vlera publike të varet nga lidershipi qeveritar.
“Ka pasur shumë përpjekje nga Qeveria që të merret përsipër prona mbi sektorin publik dhe të jetë pronësia mbi to, dhe vlera publike të varet nga lidershipi qeveritar dhe PDK, thjeshtë është munduar që t’i kaplojë këto institucione apo edhe vetëm mediat, të cilat do duhet të ishin ato që të shtronin kontrollin e baraspeshës mbi institucionet publike”, ka thënë ai
Ndërkaq Haki Abazi, nga shoqëria civile si dhe përfaqësues nga Fondacioni Rockfeller, ka thënë se ky raport është ndër më të mirët që është publikuar që nga pas lufta e deri më tani, sepse sipas tij në këtë raport mund të gjendet ajo se çfarë po ndodh dhe në çfarë situate jemi si shoqëri.
“Mund të them se është një ndër raportet më të mira që kam lexuar vitet e fundit. Jo për faktin që të jep ndonjë shpresë apo kënaqësi për me lexuar se është shumë pak çka mundesh me gjet të mira lidhur me at se çfarë po ndodh dhe në çfarë situate jemi si shoqëri në tërësi, por pikërisht për shkak të mënyrës së guximshme dhe profesionale që ushtron dhe bënë argumentimin e problemeve e sidomos në numrin e madh të burimeve, të cilat janë të konsultuara dhe janë intervistuar gjatë bërjes së këtij raporti”, ka thënë ai.
Në raportin e publikuar nga YIHR-ja thuhet se stabiliteti i Kosovës përbën një “gjendje të ngrirë”, pra jo një pasqyrim të realitetit në terren, por një investim të stërmadh vullneti politik për të ruajtur stabilitetin.
“Dominimi i partisë kryesore në qeveri, gjatë dy viteve të para të ekzistencës së Kosovës, u përdor për të dobësuar institucionet, bordet dhe mediat që supozohen të krijojnë ‘checks and balances’ ndaj pushtetit ekzekutiv. Parlamenti nuk i kërkon llogari Qeverisë. Kushtetuta e Kosovës përpiqet ta ruajë sektorin dhe sferën publike nga uzurpimi prej interesave politike përmes vendosjes së institucioneve kosovare nën një formë karantine me anë të bordeve të pavarura, të përbëra nga pjesëtarë të paanshëm dhe profesionistë”.
Po ashtu në raport thuhet se Qeveria ka arritur të marrë një kontroll më të madh mbi transmetuesin publik RTK dhe reklamat qeveritare devijohen prej shtypit kritik drejt gazetave me numër të vogël lexuesish, por që drejtohen nga ithtarë të qeverisë.
“Botuesve u bëhen telefonata dhe u dërgohen mesazhe të drejtpërdrejta. Përdoren edhe kërcënimet, ka pasur pretendime nga ana e krerëve qeveritarë se reporterët janë vënë nën mbikëqyrje”, thuhet në raport.
Ndërkaq sa u përket zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovës, në këtë raport thuhet se edhe ato nuk i shpëtuan plotësisht presioneve që kanë nënshtruar një pjesë kaq të madhe të arenës publike.
Sa i përket sektorit të ekonomisë në Kosovë, raporti vë në pah se ekonomia kosovare dominohet nga një numër i vogël kompanish publike dhe private të gërshetuara me elitën politike. Ndërkaq papunësia vlerësohet në 40 deri në 48 për qind. /kosovapress/