Bisedime, vetëm për çështje teknike
Përfaqësuesit e partive politike kosovare në Kuvendin e Kosovës mbështesin idenë për bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit, por thonë se ato bisedime nuk mund të jenë për statusin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Ramë Buja ka thënë se kjo parti përkrah bisedimet që kanë të bëjnë me çështje praktike, por mohon gjithçka që ka të bëjë me territorin apo me pavarësinë e Kosovës.
“Si fqinj të barabartë mund të bisedojmë për gjëra të ndryshme teknike. Por çështjet madhore kanë përfunduar me Serbinë dhe nuk kemi pse t’i rishikojmë dhe t’i rikthejmë prapë”, ka thënë Buja.
Edhe nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu thekson se në çështjen e dialogut mes dy shteteve në asnjë mënyrë nuk mund të përfshihen çështje të tilla që prekin statusin dhe sovranitetin e Kosovës.
“Për çështjet e ndryshme si dy vende fqinje, ato janë obligime ndërkombëtare që duhet t’i rregullojnë Serbia dhe Kosova. Nuk varet shumë prej vullnetit tonë sa varet prej rrugës tonë në Evropë”, ka thënë Kryeziu.
Sipas tij, këto bisedime do të bëhen me ndërmjetësimin e pranisë ndërkombëtarë, përvoja e të cilëve do të shfrytëzohet nga pala e Kosovës.
Për dallim nga partitë e koalicionit qeverisës, ato të opozitës thonë se bisedime mund të ketë, por institucionet e Kosovës hynë në to të papërgatitura.
“Nuk janë të këqija bisedimet me vendet fqinje në vetvete, por e keqe është situata në të cilën ndodhet Kosova dhe mënyra me të cilën kjo Qeveri do të mund t’i zhvillojë këto biseda, duke pasur parasysh paaftësinë totale për të qeverisur me vendin”, ka thënë nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini.
Kurse nënkryetari i LDD’së, Lulzim Zeneli, ka thënë se Kosova në këtë proces mund të hyjë e papërgatitur për shkak të mungesës së agjendës shtetërore.
“Kur themi e papërgatitur, kemi parasysh edhe deklaratat të cilat vijnë çdo ditë nga institucionet e vendit të cilat krijojnë huti dhe pasiguri jo vetëm tek opinioni, por edhe tek instancat relevante”, ka thënë Zeneli.