E Diel, 1 Nëntor 2026

Dreshaj: Deri më tani janë shënuar tri raste fatale me H1N1

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 15:41

Drejtues të Klinikës Infektive kanë thënë për Kosovapress se aktualisht në këtë klinikë janë duke u kuruar 6 gjashtë persona tek të cilët është konfirmuar gripi H1N1, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri më tani në Kosovë janë të konfirmuar 175 raste të infektuar nga gripi A/H1N1. Ndonëse qytetarët shprehën të brengosur lidhur me atë se shifrat e të prekurve me grip nuk po tregohen saktë, dhe se po fshihen nga zyrtarë shëndetësorë, një gjë e tillë mohohet nga zyrtarët shëndetësorë.

Drejtori i Klinikës Infektive të QKUK-së Shemsedin Dreshaj ka thënë se
se nga data 20 dhjetor e vitit të kaluar e deri më tash janë konfirmuar tri raste me fatalitet nga ky virus. Sipas tij rasti i fundit i raportuar në media, nuk ka pasur të bëjë me këtë virus, por pacienti ka ndërruar jetë pasi ka vuajtur nga sëmundje tjera dhe nuk ka qenë i prekur me H1N1.

“Rasti i fundit për të cilin flasim ditën e pardjeshme bëhet fjalë për një burrë të moshuar, i cili ka pasur një sërë sëmundjesh tjera, në mes tyre ka pasur edhe sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje kronike të zemrës,dhe ka pasur një tumor abdominal të madh infeksioni, mirëpo ky nuk ka vdekur prej virusit H1N1, por ka vdekur prej sëmundjeve të tjera”, ka thënë ai.

Sipas Dreshajt rrezik te rastet fatale paraqet edhe gripi sezonal. Lidhur me këtë çështje, ai bëri të ditur se të hënën do të mbahet një mbledhje ku do të diskutohet për gripin H1N1.

“Ditën e hënë në Qendrën klinike do të mblidhet kolegjiumi profesional dhe kolegjiumi H1N1, i cili do të japë mendimin e vet. Jemi duke i shfrytëzuar të gjitha medikamentet dhe barnat që i kemi në dispozicion. Secili grip në këtë kohë mund të jetë i pafavorshëm”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›