E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi, Reeker në Prishtinë

PRISHTINE-Zëvëndësndihmës/sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Reeker, pritet të vizitojë sot Kosovën. Teme diskutimi mes Reeker dhe zyrtareve të lartë të Kosovës do të jetë raundi i ri i bisedimeve Kosove-Serbi.
Sipas mediave në Kosovë, Reeker më parë do të shkojë në Beograd dhe menjëherë pas saj do të mbërrijë në Prishtinë. Edhe pse ende nuk është caktuar data për raundin e ardhshëm të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri thotë se nuk ka bllokadë të dialogut dhe se ndërmjetësi Robert Cooper është duke u angazhuar për caktimin e një date. Tahiri shpreson se vizita e zëvendëssekretarit Amerikan të Shtetit, Philip Reeker sot në Prishtine, do të rikonfirmoj edhe një herë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›